VLORË- Intervistën transmetuar në ‘Pa Gjurmë’ të djalit të saj, Bledar Selamanaj nga burgu, nëna e tij ka rrëfyer se e ka parë në televizor dhe nuk ka pasur asnjë dijeni. Detajet e dhënë nga djali i saj, i arrestuar si autor i vrasjes së 25-vjeçarit Xhulian Bullari në Babicë të Vlorës 21 gushtin e kaluar, thotë se e kanë tronditur dhe e kanë bërë për spital. Jashtë kamerave të Report TV, për gazetarin Armand Xhelili, nëna është shprehur se habitur nga emrat e shokëve të Selmanaj, pasi kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu.
“Jam e tronditur akoma, do shkoj në spital që të bëj një vizitë. E kam parë intervistën, po pres që shteti të zbardh të gjithë ngjarjen. Nuk e kuptoj se kur i bëri gjithë ato shokë që përmendi kur ka pak kohë që ka dalë nga burgu”, ka deklaruar nëna.
Në intervistën e 9 shtatorit, Selmanaj është shprehur se nuk e ka vrarë ai Xhulian Bullarin, teksa ka drejtuar gishtin nga Klodjan Llanaj një prej të fortëve të Vlorës për një sasi kanabisi. Kjo deklaratë u hodh poshtë në ‘Pa Gjurmë’ nga nëna dhe i vëllai i viktimës.
Bledar Selmanaj, u la në burg nga gjykata e Vlorës, për vrasjen e shokut të tij, por 39-vjeçari nuk e ka pranuar krimin për të cilin akuzohet. Ai rezulton person me probleme të shëndetit mendor. Burime për Report Tv nga policia kanë bërë me dije se është zbuluar se Bledar Selmanaj ka një kartelë mjekësore, dhe kurohet për shëndetin mendor. Bledar Selimaj u arrestua në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Bullari u gjet i vdekur në aksin Vlorë-Babicë, në një makinë tip 'Fiat Punto, ku sipas ekspertizës ai është qëlluar me tre plumba nga pasagjeri, ku njëri prej tyre e ka kapur në kokë dhe i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Ndër pisat kryesore të hetimit për vrasjen është prishja e pazareve të drogës mes dy rinjve. Bëhet me dije se viktima dhe autori ishin njohur më parë në qelinë e burgut dhe më pas kanë vazhduar pazaret e drogës jashtë saj. Viktima, Xhuliano Bollari ka qenë i akuzuar më parë për veprën penale “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” të shtetasve sirianë. Xhuljano u lirua para dy vjetëve kurse Selmanaj më datë 5 të këtij korriku.
Ditën e vrasjes ata ishin nisur nga Tirana për në Vlorë për çështje trafiku droge, ndërsa sipas dëshmisë së Bledar Selmanaj konflikti mes tyre ka nisur për 3 mijë euro drogë, që i riu tashmë i pajetë, i pagoi me euro false. Selmanaj negocioi për 100 kg hashash mes miqve të tij dhe shokut të burgut. Shitja u bë në Elbasan, por pala e viktimës pagoi me euro false. Ky ka qenë dhe momenti i krisjes mes miqësisë zënë në qeli.
Nuk duhet jep mundesi kriminelave te flasin jashte gjykates sa jane ne proces.
PërgjigjuShoku i ngusht i armando arixhiut nga karabashi
PërgjigjuPo hajdut pulash si Armando arixhiu hahaha