Vlorë-Policia kufitare e Vlorës në bashkëpunim edhe me Guardia di Finanza kanë shpëtuar 2 peshkatarë, mbrëmjen e sotme.
Dy peshkatarëve iu fundos skafi plastik i peshkimit në mes të detit, si pasojë e një defekti gjatë lundrimit.
Policia i ka ardhur në ndihmë ekuipazhit të skafit plastik të peshkimit i cili po kërkonte ndihmë, duke i nxjerr në portin e Vlorës dhe jashtë rrezikut për jetën.
“Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, në koordinim me Guardia di Finanza, ndërhynë menjëherë, duke mbërritur në zonën detare përballë petroliferës, ku ekuipazhi i një skafi plastik peshkimi kërkonte ndihmë, pasi mjeti i tyre lundrues u fundos si pasojë e një defekti gjatë lundrimit. Falë ndërhyrjes në kohë, dy personat në bord u shpëtuan dhe u transportuan në mjetin lundrues të Guardia di Finanza, të cilët i shoqëruan në portin e Vlorës, ku më pas u transportuan në spital për ndihmë mjekësore , jashtë rrezikut për jetën", njoftoi policia.