Kronikë

Vlorë/ Lirohet hapësira publike, hiqen 24 shezlongë pa leje në Radhimë, hetohet në gjendje të lirë një person

26 Qershor, 15:02| Përditesimi: 26 Qershor, 15:10

  • Share

Në kuadër të operacionit “Plazhi i lirë”, Policia e Vlorës, në bashkëpunim me komisariatet në varësi, Policinë Bashkiake dhe Agjencinë Kombëtare të Bregdetit, po zhvillojnë kontrolle të përditshme për lirimin e hapësirave publike të destinuara si plazhe.

Gjatë kontrolleve të fundit, në Radhimë u lirua një hapësirë e zënë nga 24 çadra dhe shezlongë, të vendosura pa leje nga shtetasi O. R., 39 vjeç. Për këtë rast, ai u procedua penalisht për veprën penale “Pushtimi i tokës”. Po ashtu, çadrat dhe shezlongët u sekuestruan.

Kontrollet vijojnë pa ndërprerje në të gjithë vijën bregdetare të qarkut Vlorë.

Njoftimi i policisë:

Kontrolle të përditshme, në kuadër të operacionit “Plazhi i lirë”, për të liruar hapësirat e destinuara si plazhe publike.

Kontrollet, nga shërbimet e DVP Vlorë dhe shërbimet e komisariateve në varësi të saj, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit.

Si rezultat, u lirua një hapësirë në Radhimë, e zënë me 24 çadra dhe shezlongë, të vendosura pa lejen përkatëse.

Për këtë rast u procedua penalisht, për veprën penale “Pushtimi i tokës”, shtetasi O. R., 39 vjeç. Gjithashtu, u sekuestruan çadrat dhe shezlongët.

Kontrollet vijojnë pa ndërprerje, në të gjithë vijën bregdetare të qarkut.

Policia e Vlorës apelon për pronarët/administratorët e lokaleve që ushtrojnë aktivitet buzë vijës bregdetare, që të mos zënë hapësira publike në plazhe, pasi do të përballen me sanksionet penale dhe administrative që parashikon ligji.

H.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rreziku për aksidente, a duhet ndaluar përdorimi i monopatinave?