Vlorë- Një aksident rrugor ka ndodhur rreth orës 08:05 të mëngjesit të sotëm (16 Tetor) në qytetin e Vlorës.
Një automjet tip "Benz" ka përplasur në rrugën urbane një këmbësore 61-vjeçare, e cila është plagosur. E dëmtuara u dërgua me urgjencë drejt spitalit për mjekim.
Ngjarja ndodhi në bulavardin "Ismail Qemali", teksa policia vendore nisi menjëherë procedurat hetimore për zbardhjen e dinamikës dhe shkaqeve.
"Në lagjen “Hajro Çakërri”, përballë poliklinikës, shtetasi K. B., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen F. B., 61 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme", njoftoi policia vendore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e aksidentit.