Me pjesëmarrjen e aktorëve të njohur Raimonda Bulku, Kristaq Skrami, Ndricim Xhepa, Bujar Asqeriu e Timo Flloko u organizua mbrëmja artistike në nder të dy regjisorë të njohur vlonjatë Ibrahim Muçaj e Kristaq Mitro.
“Ata në jetë dhe në art ishin bërë një. Është vështirë të gjendet ky model sot për shkak të egoizmit. Ata të dy kurrë nuk janë grindur në skenën e xhirimit. Ata bashkëpunonin shumë me njëri-tjetrin”, tha Bujar Asqeriu.
Muço dhe Mitro kanë pasur një karrierë të suksesshme në vitet ‘70-’80, ku së bashku kanë realizuar 13 filma, mes tyre, spikasin “Dimri i Fundit”, “Njeriu i mirë”, “Në prag të lirisë”, etj.
“Unë kam luajtur në filmat e tyre dhe kam marrë çmime, ishte e pamundur të mos kishe sukses me këta regjisorë”, tha Raimonda Bulku.
Në skenë e teatrit “Petro Marko” u luajt muzikë klasike si dhe u shfaqen fragmente të filmave.
Mbrëmja artistike ishte emocionuese për familjarët e dy regjisorëve të ndjerë.
“Kanë kaluar shumë vite që ai nuk është më, por sot përmes kujtimeve m’u duk se m’u rikthye", tha vajza e Kristaq Mitros.
Ibrahim Muçaj, lindur në 1944 ka ndërruar jetë në 2010-ën. Kristaq Mitro lindur në Vlorë në 1945 është ndarë nga jeta në vitin 2023. Me një karrierë të pasur artistike kanë realizuar disa dokumentarë si dhe 13 filma artistikë me bashkautorësi.
Gabim në Ditëlindjen e Kristaq Mitros. Është i vitit 1947 jo I 1943 siç e keni vendosur.
Përgjigju