Avioni duke shuar flakët në Malin e Çikës

Vlorë/ Pas 6 ditësh në flakë, shuhet zjarri në malin e Çikës

16 Korrik 2022, 10:00| Përditesimi: 16 Korrik 2022, 10:44

  • Share

VLORË- Në ditën e gjashtë të tyre shuhen flakët në Malin e Çikës! Falë ndërhyrjes të dy avionëve me të vegjël, gjatë pasdites së djeshme flakët u izoluan teksa mëngjesin e sotëm si rrjedhojë e lagështisë dhe vesës së mëngjesit ato janë shuar.

Ka disa trungje të cilat digjen në brendësi të tyre të cilat përbëjnë rrezik për riaktivizim të tyre sërish. Situata paraqitet në kontroll, teksa për zonën janë vendosur vëzhgues në çdo rast rreziku për riaktivizim të tyre. Deri më tani raportohen të djegura rreth 90 hektarë me bimësi, shkurre në zonë.

Ndërhyrja me këmbë ishte e vështirë të bëhej për shkak se vatrat e zjarrit ishin në humnerë dhe përbënte rrezik për jetën e zjarrfikësve. Për këtë arsye nisën negociatat për ndihmë nga Greqia dhe brenda pak orësh erdhën dy avionë 'Canadair' nga Selaniku.

Ndërkohë tymi i zjarrit në malin e Çikës u përhap fshatin bregdetar të Dhërmiut, duke krijuar probleme për pushuesit. Disa prej tyre mësohet se janë larguar mbrëmjen e së mërkurës. 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?