Kronikë

Vlorë/ Prishi qetësinë publike duke vënë muzikë mbi normat e lejuara, gjobitet me 2 mln lekë pronari i një beach bari në Dhërmi

27 Korrik, 17:08| Përditesimi: 27 Korrik, 17:17

  • Share

Policia në Vlorë, ka gjobitur me 2 mln lekë administratorin e një beach bari në Dhërmi, për prishje të qetësisë publike, pasi vendosi muzikë mbi normat e lejuara. 

Sipas njoftimit zyrtar, kontrollet janë kryer më datë 26 korrik 2025 nga shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi.

Gjatë kontrollit, u konstatua se muzika në ambientin e lokalit tejkalonte kufijtë e lejuar me ligj, çka solli vendosjen e një masë administrative ndaj administratorit të subjektit, me inicialet E. P.

'Shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi, më datë 26.07.2025, gjatë kontrollit të ushtruar në një beach bar, në Dhërmi, konstatuan se niveli i muzikës i tejkalonte kufijtë e lejuar me ligj. Në përfundim, ndaj administratorit të këtij subjekti, shtetasit E. P., u vendos masë administrative me vlerë 200 000 lekë. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë i bën thirrje të gjithë personave fizikë dhe juridikë që të respektojnë nivelin dhe orarin e lejuar për muzikën që gjenerojnë nga aktivitetet në subjektet e tyre', thuhet në njoftim.

S.B/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?