Kronikë

Vlorë/ Shpëtohet turisti francez në Gjipe, 38- vjeçari rrezikonte të mbytej (VIDEO)

24 Gusht, 18:26| Përditesimi: 24 Gusht, 18:35

  • Share

Pranë shkëmbinjve të Gjipesë është shpëtuar sot një turist francez që rrezikonte të mbytej. Kanë qënë pushuesit që kanë lajmeruar policinë kufitare e cila e nisur mga Dhërmiu ka arritur të shpëtoji 38 vjeçarin nga Franca.

Turisti i identifikuar si Hassabou Elias, 38 vjeç, me shtetësi franceze, kishte pësuar probleme me shpinën dhe nuk mund të lëvizte pjesën e poshtme të trupit, duke mos qenë në gjendje të notonte.

Ai u shpëtua në kohë, u transportua drejt bregut dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, në gjendje të mirë shëndetësore.

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni kritikat e Ramës ndaj vendimeve të gjyqtarëve?