Vlorë/ Zjarr në një sipërfaqe me ullinj, dyshohet i qëllimshëm! Rrezikohet nga flakët një banesë (VIDEO)

20 Tetor, 13:58| Përditesimi: 20 Tetor, 15:29

  • Share

Një zjarr ka rënë ditën e sotme në një sipërfaqe toke të mbjell me ullinj shekullorë, në lagjen Partizani, në qytetin e Vlorës.

Sipas informacioneve të Report Tv, në vendin ku ka rënë zjarri kanë mbërritur dy automjete zjarrfikëse.

Si pasojë janë djegur rreth 100 rrënjë ullinj, ndërsa zjarri vazhdon të përhapet me shpejtësi.

 Zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm, ndërsa është një banesë rrezikohet nga flakët, por aty nuk jetojnë banorë.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?