Kronikë

Vodhën bizhuteri floriri me vlerë 150 mijë euro në banesën e argjendarit në Vlorë, arrestohen 2 persona, 1 në kërkim! Sekuestrohen 2 makina

20 Prill 2023, 10:01| Përditesimi: 20 Prill 2023, 10:34

  • Share

VLORË – Dy persona të identifikuar si Sotiraq Golemaj, 44 vjeç dhe Ylli Gerra, 38 vjeç janë arrestuar nga policia pasi kishin vjedhur bizhuteri floriri në një banesë në Vlorë. Në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tyre Luan Hoxha, 30 vjeç.

Ata akuzohen se kanë kryer në grup vjedhjen e bizhuterive me vlerë 150 mijë euro në një banesë më datë 21 mars. Nga veprimet hetimore dyshohet se janë edhe autorë të vjedhjeve të tjera të sendeve me vlerë, në banesa, që më pas janë shitur prej tyre.

Bizhuteritë e vjedhura, 2 automjetet që dyshohet se janë përdorur për të kryer vjedhjen dhe 5 celularë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?