Kronikë

Trafik mjetesh lundruese nga Korfuzi në Shqipëri, arrestohet 23-vjeçari në Sarandë! Tre të tjerë në kërkim (EMRAT+VIDEO)

30 Qershor, 09:58| Përditesimi: 30 Qershor, 10:41

  • Share

Sarandë- Policia e Sarandës ka finalizuar moperacionin policor të koduar “Silent Crossing”, në kuadër të të cilit është zbuluar dhe dokumentuar një rast i trafikut të paligjshëm të mjeteve lundruese nga Greqia drejt Shqipërisë.

Një 23-vjeçar i identifikuar si Denis Dauti ra në prangat e policisë, ndërsa tre të tjerë Dritan Jorgji, Antonio Jorgji dhe Alban Kuka u shpallën në kërkim.

Operacioni u zhvillua pas një denoncimi të bërë nga një shtetas grek, i cili njoftoi se gjatë natës së 28 qershorit, në ishullin e Korfuzit i ishin vjedhur dy mjete lundruese, një gomone dhe një skaf.  Ai dyshonte se këto mjete ishin trafikuar në territorin shqiptar.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, pas kallëzimit të bërë në Komisariatin e Policisë Sarandë nga një shtetas grek, i cili kallëzoi se më datë 28.06.2025, gjatë natës, në Korfuz (Greqi) i ishin vjedhur dy mjete lundruese (gomone dhe skaf), dhe kishte dyshime se këto mjete ishin trafikuar në territorin shqiptar, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Silent Crossing”, si rezultat i të cilit:

U arrestua në flagrancë shtetasi D. D., 23 vjeç, banues në Gjashtë, Sarandë.

U shpallën në kërkim shtetasit D. J., 48 vjeç, banues në Sarandë, A. J., 24 vjeç, banues në Sarandë, dhe A. K., 48 vjeç, banues në Tepelenë.

Nga veprime hetimore të kryera nga grupi hetimor i ngritur për këtë rast, rezultoi se këta katër shtetas kanë vjedhur në ishullin e Korfuzit dy mjete lundruese, konkretisht një skaf dhe një gomone, të cilat më pas i kanë trafikuar në Shqipëri, në qytetin e Sarandës.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në kuadër të këtij operacioni, u gjet i fshehur njëri prej mjeteve lundruese, në një parcelë në fshatin Vrion, Finiq, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një mjet kamion të dyshuar se është përdorur për transportimin e mjeteve nga bregdeti në drejtim të parcelës.

Vijojnë veprimet për kapjen e personave të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin dhe dokumentimin ligjor të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?