Kronikë

Vodhi disa herë 800 mijë lekë dhe ushqime me vlerë 1 mln lekë te marketi në Himarë, arrestohet 33-vjeçari me dy emra (VIDEO)

9 Tetor, 16:25| Përditesimi: 9 Tetor, 16:36

  • Share

Policia e Himarës ka zbardhur disa vjedhje të kryera në një market në Himarë, ku janë marrë shuma parash dhe ushqime.

Në lidhje me këto hetime, blutë kanë arrestuar 33-vjeçarin me dy identitete, M.B. alias M.Ç. nga Elbasani.

Nga hetimet e policisë ka rezultuar se 33-vjeçari ka vjedhur të njëjtin market duke marrë 800 mijë lekë dhe 1 milion lekë ushqime.

Gjatë kontrollit në vendin ku po qëndronte autori i vjedhjeve, këtij të fundit iu gjetën një sasi kanabisi, 1 thikë dhe një palë doreza e veshje të përdorura gjatë vjedhjeve.

Njoftimi i Policisë së Himarës:

Zbardhen dhe dokumentohen disa raste vjedhjeje në një market në “Livadh”, kapet dhe ndalohet autori i dyshuar.

Falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë, në vijim të veprimeve për goditjen e krimeve kundër pronës, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim, si autor i dyshuar i disa rasteve vjedhjeje në Himarë, konkretisht:

* M.  B, alias M. Ç.,  33 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Vjedhja”, “Prodhimi, mbajtja apo shitja e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, gjatë muajve shtator dhe tetor 2025, ka kryer disa vjedhje në një market ushqimor, në lagjen “Livadh”, Himarë, ku janë vjedhur një shumë prej 800 000 lekësh dhe produkte ushqimore me vlerë rreth 1 000 000 lekë .

Gjatë kontrollit në vendin  ku qëndronte ky shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa, 1 mjet prerës thikë, një palë doreza dhe veshje të përdorura gjatë vjedhjeve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

V.GJ /I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kushtetuesja pezullon dekretin për zgjedhjet në Tiranë, si e vlerësoni?