Kronikë

Vodhi me dhunë para në një dyqan dhe tentoi të përdhunonte shitësen në Sarandë, arrestohet 48-vjeçari! U kap në Durrës

4 Maj, 10:40| Përditesimi: 4 Maj, 10:51

  • Share

Arrestohet 48-vjeçari Jorgo Kumaraku, i cili vodhi me dhunë një shumë parash në një dyqan në Sarandë si edhe tentoi që të përdhunonte shitësen. Sipas policisë, ndalimi i tij është bërë në Durrës. 

Ngjarja ndodhi me datë 2 Maj në një dyqan në lagjen nr.2 në Sarandë, ku nën kërcënimin e thikës, 48-vjeçari, me precedentë penalë, ka vjedhur shumën prej 60 mijë lekësh të reja nga shitësja 26-vjeçare, e cila si pasojë ka marrë dëmtime fizike. Gjithashtu, dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj saj.

Policia e identifikoi autorin përmes pamjeve të një kamere rruge, pamja e të cilit iu tregua për konfirmim edhe shitëses. 48-vjeçari, me origjinë nga fshati Livadhja i Sarandës, njihet si përdorues i lëndëve narkotike si dhe rezulton disa herë i dënuar për vjedhje në Shqipëri.

Edhe në Greqi është dënuar për trafik narkotikësh.

"Ky shtetas dyshohet se më datë 02.05.2025, në një dyqan në lagjen nr. 2, Sarandë, nën kërcënimin e një mjeti prerës (thike), ka vjedhur me dhunë shumën prej 60000 lekësh të reja nga shitësja 26-vjeçare, e cila si pasojë ka marrë dëmtime fizike. Gjithashtu, dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj saj.

Në vijim të veprimeve hetimore për këtë ngjarje, dhe pas shpalljes në kërkim të autorit të dyshuar, Policia e Sarandës, falë shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e këtij shtetasi në qytetin e Durrësit.", njofton policia. 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?