Kronikë

Erdhi nga Prishtina në Sarandë për të vjedhur, arrestohet 37-vjeçari (VIDEO)

7 Tetor 2022, 08:53| Përditesimi: 7 Tetor 2022, 09:06

  • Share

SARANDË- Ardian Gashi, 37-vjeç ka rënë në prangat e policisë pasi u cilësua si autor i 3 vjedhjeve në Sarandë. Personi i identifikuar me iniciale, A.G., banues në Prishtinë dyshohet si autor i disa vjedhjeve në lagjen nr 1 të Sarandës.

Në njoftim policia thotë se 37-vjeçari ka vjedhur motorin e një mjeti lundrues të ankoruar, në pronësi të një personi me iniciale T. M.; 

- Më datë 19.09.2022, dyshohet se ka vjedhur pajisje elektronike, në një subjekt tregtar;

- Më datë 04.10.2022, dyshohet se ka vjedhur disa produkte, në një subjekt tregtar.

Gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte në momentin e ndalimit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 thika.  Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

G.MO/KT/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?