Albana Vokshi anëtare e Komisionit të Rithemelimit, në një konferencë për mediat tha se 75 anëtare të Këshillit Kombëtar, janë pjesë e Forumit të Gruas dhe Forumit të të Rinjve.
‘Ishte një ditë historike për PD. Një tjetër dëshmi që në PD është kthyer vota e lirë. Çdo vendim e merr anëtarësia, të gjithë delegatët ishin zgjedhur me votën e anëtarësisë. U votuan në transparencë të plotë dhe po ashtu votat u numëruan në transparencë të plotë live deri sa ka përfunduar numërimi në orët e para të mëngjesit. 30% e Këshillit Kombëtar duhet të përbëhet nga zonjat dhe minimumi 15% nën moshën 30 vjeç. Pas një analize të listës fitues rezulton se janë 50% të Këshillit të ri Kombëtar të ardhur nga organizata partnere të PD, nga Forumi rinor dhe LDSH. 75 anëtarë të Këshillit Kombëtar vjen nga FRD dhe LDSH, hera parë në historinë e një partie politike. PD sot jo vetëm është më e fortë.’- tha Vokshi.
Lajmi kryesor:
Zgjidhen 150 anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD! 75 nga Forumi i Gruas dhe FRPD! Nga rikthimi i Hajdarit e Murrizit te zgjedhja e 'kritikut' Kadilli
M.Q./KT/ReportTv.al