Bota

Von der Leyen : BE nuk i ka njohur dhe nuk është në bisedime me talebanët! Ne do të mbështesim afganët nëse respektohen të drejtat

21 Gusht 2021, 15:13| Përditesimi: 21 Gusht 2021, 15:16

  • Share

Bashkimi Evropian nuk i ka njohur talebanët  dhe as nuk po zhvillon bisedime politike me grupin ka deklaruar ditën e sotme Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Von der Leyen i dha deklaratat e saj pasi vizitoi një qendër pritëse në Madrid për punonjësit afganë të institucioneve të BE të evakuuara nga Kabuli.

Ajo tha se do të propozonte një rritje të ndihmës humanitare prej 57 milionë eurosh të cilat Komisioni i kishte ndarë këtë vit për Afganistanin.

“ Më lejoni të jem shumë e qartë. Një miliard euro në fondet e BE -së të ndara për ndihmë zhvillimi për shtatë vitet e ardhshme lidhen me respektimin e këtyre kushteve: respektimin e të drejtave të njeriut, respektimin e pakicave dhe respektimin e të drejtave të grave dhe vajzave”, tha Von der Leyen.

Ndërkohë që kancelarja gjermane Angela Merkel ka pranuar se rezistenca e ushtrisë afgane kundër talebanëve ishte gjykuar gabimisht.

"Ushtria u rrëzua me një ritëm befasues," tha Merkel. "Ne kishim pritur që rezistenca të ishte më e fortë."

Në fjalën e saj ajo theksoi se fokusi ishte në shpëtimin e njerëzve nga Afganistani, por më vonë do të duhet të ketë një diskutim mbi atë që ishte apo nuk ishte arritur.

Punonjësit e qeverisë afgane në Kabul janë bllokuar nga talebanët që të mos kthehen në punë, ditën e parë të javës së punës dhe vetëm disa kompani private të telekomunikacionit kanë funksionuar ditët e fundit.

"Unë shkova në zyrë këtë mëngjes, por talebanët që ishin te porta na thanë se nuk kishin marrë asnjë urdhër për të rihapur zyrat qeveritare," tha Hamdullah, një punonjës i qeverisë.

Shtetet e Bashkuara në anën tjetër pas kaosit të krijuar në Kabul kanë këshilluar amerikanët në Afganistan që të shmangin udhëtimet drejt aeroportit në rast se ata nuk kanë marrë udhëzimet nëpërmjet ambasadës.


Lajmi kryesor:

Afganistan/ Kaos në aeroport, turma shtyp për vdekje 4 gra! Lideri i talebanëve në Kabul 'për bisedime' qeveritare, iu bashkohet vëllai i ish-presidentit


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?