Ursula von der Leyen

Bota

Von der Leyen: Dakordësia Izrael-Hamas, një mundësi për të krijuar një rrugë të besueshme drejt paqes! Palët të respektojnë marrëveshjen

9 Tetor, 13:28| Përditesimi: 9 Tetor, 13:30

  • Share

1759221625_ursulavonderleyen.JPG

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen ka përshëndetur dakordësinë e arritur mes Hamasit dhe Izraelit për fazën e parë të planit të paqes në Gaza. Në një postim në X, diplomatja tha se tani duhet që të dyja palët t'i përmbahen kushteve të marrëveshjen dhe të gjithë pengjet të dorëzohen. 

"Përgëzoj përpjekjet diplomatike të Shteteve të Bashkuara, Katarit, Egjiptit dhe Turqisë në arritjen e këtij përparimi. Jam gjithashtu e inkurajuar nga mbështetja e Qeverisë së Izraelit dhe Autoritetit Palestinez. Tani, të gjitha palët duhet t'i përmbahen plotësisht kushteve të marrëveshjes. Të gjithë pengjet duhet të lirohen në mënyrë të sigurt. Duhet të vendoset një armëpushim i përhershëm. Vuajtjet duhet të marrin fund.  BE-ja do të vazhdojë të mbështesë shpërndarjen e shpejtë dhe të sigurt të ndihmës humanitare në Gaza. Dhe kur të vijë koha, ne do të jemi gati të ndihmojmë me rimëkëmbjen dhe rindërtimin. Mundësia e sotme duhet të shfrytëzohet. Është mundësia për të krijuar një rrugë të besueshme politike drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme. Një rrugë e ankoruar fort në zgjidhjen me dy shtete.", tha ajo. 


Lajmi kryesor:

Gaza/ Izraeli dhe Hamasi 'Ok' për fazën e parë të planit të paqes! Trump të dielën në Izrael/Netanyahu mbledh kabinetin, pritet nisja e armëpushimit


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Kushtetuesja pezullon dekretin për zgjedhjet në Tiranë, si e vlerësoni?