Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen theksoi nevojën e pavarësisë në energjitikë. Nga Forumi i Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, ajo tha se vendet e Ballkanit Perëndimor po ndërtojnë një “shtyllë kurrizore” të re energjitike jo vetëm për rajonin por për të gjithë BE-në. Duke u ndalur te zinxhirët industrial, ajo tha se synojnë që ta çojnë industrinë lokale në kontinentale.
“Energjia e pastër. Zhvillimi i teknoklogjive të klasit të lartë është jo vetëm jetik por edhe për konkurrueshmërinë tonë. Çdokush kujton krizën energjitike me pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Ju kujtohet tronditja e marrjes së faturave të papërballueshme, por bashkë i tejkaluam ditët më të këqija. Ne e dimë se çfarë i rrit çmimet, është varësia jonë nga energjia fosile e importuar. Duam dhe duhet të prodhojmë energji më të pastër këtu në shtëpi. Përpos prodhimit të energjisë së pastër, duhet të ecim më mirë me ruajtjen dhe dhe shpërndarjes së saj. Kjo energji duhet të ruhet kur ka bollëk dhe të transferohet lirisht aty ku është nevoja më e madhe dhe bëhet thelbësor Ballkani Perëndimor. Jeni të pozicionuar strategjikisht në kontinent. Sot do nënshkruani investime nga prodhimi i energjisë së pastër, në ruajtjen e energjisë. Vendet tuaja mund të bëhen qendra prodhimi, ruajtjeje dhe ndarjeje të energjisë të pastër me pjesën tjetër të Evropës. Do të ulin koston e energjisë elektrike dhe do të kontribuojnë në pavarësinë tonë të përbashkët energjitike. Ju po ndërtoni një shtyllë të re kurrizore energjitike jo vetëm për Ballkanin Perëndimor por për të gjithë Evropën dhe iu jemi mirënjohës për këtë hap inovator që po hidhni në emër të BE. Pika e tretë me zinxhirët industrial të verës. Të gjithë duhet të shmangim pengesa ndaj është hetike të ndërtojmë më shumë zinxhirë furnizimi dhe kudo ku është e mundur duhet të nisë në Evropë. Shumë prej projekteve mund të plotësojnë këto hendeqe në zinxhirët e prodhimit industrial të Evropës, psh përbërës aktive për industrinë farmaceutike dhe lista vazhdon. Këto investime krijojnë vende pune dhe vlerë të shtuar në rajon. E bëjnë pjesën tjetër të Evropës më rezistente dhe konkurruese. Është në interes të ndërsjellë të integrojmë këto industri lokale në tregun e përbashkët evropian. Në kuadër të planit të rritjes, po ndërtojmë një autosdradë të tregut të përbashkët. Synimi është të sjellim industrinë lokale në zinxhirët kontinentalë. Do të ndjeni dobitë e anëtarësimit në BE edhe përpara se të bëheni anëtar në të gjithë sektorët, investimi i Ballkanit Perëndimor do të thotë të investosh në një treg të ardhshëm kontinental 500 mln njerëzish.”, tha ajo.
Lajmi kryesor:
Forumi i Investimeve në Tiranë! Von der Leyen: Projekte me vlerë 4 mld euro për Ballkanin! Do ndërtojmë fabrika të AI! Rama: Ballkani, jo oborri i pasmë i BE
Xh.D/I.M/ReportTv.al
