Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen tha për mediat nga sheshi “Skënderbej” se BE po përgatit një paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë. Ajo tha se do të rrisin trysninë më shumë ndaj Putin, si e vetmja mënyrë për të pranuar armëpushimin. Sipas saj, mospjesëmarrja e tij në bisedimet në Turqi tregon se nuk do paqe.
“Putin bëri thirrje për armëpushim në 9 maj, por asnjëherë nuk e zbatoi. Ndërkohë që Ukraina kërkoi një armëpushim të mbështetur nga SHBA dhe BE, por Putin e refuzoi. Më pas Putin propozoi që Rusia dhe Ukraina të takoheshin drejtpërdrejtë në Turqi për bisedime.
Zelensky ra dakord, por Putin nuk u duk. Kjo tregon se Putin nuk do paqe. Prandaj ne do të rrisim presionin ndaj Rusisë, do të punojmë për një paketë sanksionesh, sanksione që aplikohen te Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2. Do të ulim tavanin e çmimeve të naftës dhe pastaj do të kemi edhe sanksione të tjera në sektorin financiar rus. Sepse ne duam paqe dhe do të ushtrojmë trysni derisa Putini ta bëjë këtë gjë”, tha Von der Layen.
Lajmi kryesor:
Samiti i Komunitetit Politik, Rama pret liderët, mes tyre edhe Zelensky! Kallas: Shqipëria, progres të shkëlqyer me reformat! Rutte: Rusia s’do marrë më asnjë kilometër në Ukrainë
Xh.D/A.A/ReportTv.al
