Bota

Von der Leyen për programin' Pegasus': E papranueshme nëse është e vërtetë

19 Korrik 2021, 16:08| Përditesimi: 19 Korrik 2021, 16:13

  • Share

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen e ka konsideruar tejet të rëndë rastin e përgjimeve të telefonave të kundërshtarëve politikë, të gazetarëve dhe avokatëve.

 “Nëse çështja e Pegasus është e vërtetë, kjo  është plotësisht e papranueshme,” tha Ursula von der Leyen, duke iu referuar 17 raporteve të mediave ndërkombëtare në lidhje me keqpërdorimin e programit kompjuterik Pegasus  nga regjimet autoritare.

Deklaratat e saj Von Der Leyen I dha nga Praga, e cila aktualisht ka nisur turin e saj evropian  gjatë të cilit ka prezantuar edhe planin e rimëkëmbjes së unionit dhe theksoi se një veprim I tillë është  kundër çdo rregulli në fuqi në Bashkimin Europian.

Sipas një hetimi mediatik në një rrjedhje masive të të dhënave, gazetarë, aktivistë, politikanë dhe avokatë në të gjithë botën janë shenjestruar nga regjimet autoritare dhe qeveritë përmes përdorimit të spyëare të shitur nga një kompani izraelite.

Pegasus i instaluar në një smartphone, lejon përgjimin e mesazheve, fotove, kontakteve, si dhe telefonatave. I krijuar në 2011 në Izrael Programi kompjuterik i quajtur Pegasus, është krijuar për të lejuar qeveritë që të ndjekin terroristë dhe kriminelë.


Lajmi kryesor:

Hetimi ndërkombëtar: Pegasus, një softuer spiunimi është përdorur nga qeveritë autoritare për të përgjuar gazetarët, aktivistët dhe avokatët


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?