Pasi Ursula Von der Leyen u konfirmua në krye të KE, ka ardhur edhe një reagim nga kryeministri Edi Rama.
Rama ka reaguar në rrjetin social X, ku shkruan se Shqipëria është besimplotë te lidershipi i saj.
Rama threksoi se mezi pret të vazhdojë punën me Presidenten e KE për integrimin e Shqipërisë në BE.
“Vota e Parlamentit Evropian për rizgjedhjen e Ursula Von Der Leyen është një deklaratë e fuqishme që shënon fillimin e një kapitulli të ri në qeverisjen e Bashkimit me një hyrje rigjallëruese. Shqipëria e mirëpret këtë deklaratë me shpresë të përtërirë dhe besim të plotë te lidershipi i Ursulës. Ne përgëzojmë qëndrimin e saj të qartë për Ballkanin Perëndimor në fjalimin e saj sot në Parlamentin Evropian. Mezi pres të vazhdoj punën me Presidentin e Komisionit për ta futur Shqipërinë në BE dhe për të integruar më tej BE-në me Ballkanin Perëndimor”, shkruan ai.
Lajmi kryesor:
Von der Leyen rizgjidhet presidente e Komisionit Evropian! Rama: Shqipëria ka besim të plotë te lidershipi i saj
S.B/ReportTv.al