Pas fitores së zgjedhjeve, kryesocialisti Edi Rama ka marrë një mesazh urimi Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyn.
Përmes një postimi në rrjete sociale, zyrtarja e lartë europian e ka përgëzuar Ramën për rezultatin zgjedhor dhe ka vlerësuar progresin që Shqipëria ka bërë nën drejtimin e tij në rrugën drejt integrimit europian.
"Urime për fitoren në zgjedhje! Nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria ka bërë përparime të mëdha drejt Bashkimit tonë. Le të vazhdojmë të punojmë ngushtë së bashku për reformat drejt BE-së. Shqipëria e meriton të jetë në BE! Me padurim pres t’ju uroj personalisht nesër në Tiranë", shkruan ajo.
Pas mesazhit të urimit nga Von der Leyen, kryesocialisti Edi Rama përmes një postimi në X shprehet se fjalët e saj janë me shumë vlerë në këtë moment të rrugës së Shqipërisë në BE.
"Faleminderit me gjithë zemër, e dashur Ursula. Fjalët tuaja kanë shumë vlerë dhe mbështetja juaj ka edhe më shumë vlerë - veçanërisht në këtë moment përcaktues në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Për më tepër, ky nuk mund të ishte një moment më i mirë për t'ju uruar mirëseardhjen në Tiranë - menjëherë pasi populli shqiptar foli me zë të lartë për ëndrrën e tij të madhe dhe vendosmërinë e palëkundur për t'u bërë anëtar i plotë i familjes së BE-së brenda kësaj dekade. E di që Shqipëria mund të mbështetet tek ju dhe lidershipi juaj. Dhe duhet ta dini se ne jemi plotësisht të vetëdijshëm: në këtë rrugë, nuk ka dhurata për t'u kërkuar, vetëm merita për t'u fituar. Pra, po — le të synojmë më të mirën që ende nuk ka ardhur! Gjithmonë bashkë", shkroi Rama.
Lajmi kryesor:
Liderët e BE urojnë Ramën dhe i ‘përgjigjen’ Berishës! Macron në shqip: Urime mik i dashur! Von der Leyen: Nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria përparoi drejt BE! Uron Meloni e Starmer
H.K/Xh.K/ReportTv.al