ilustruese

Bota

Von der Leyen vlerëson planin e Trump: BE gati të kontribuojë

30 Shtator, 10:37| Përditesimi: 30 Shtator, 10:40

  • Share

“Përshëndesim angazhimin e presidentit Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza. Inkurajojmë të gjitha palët që ta shfrytëzojnë këtë mundësi. BE është e gatshme të kontribuojë”. Kështu shkruan në X presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Aktet luftarake – shton ajo – duhet të ndalen, duke siguruar menjëherë ndihmë humanitare për popullsinë e Gazës dhe duke liruar menjëherë të gjitha pengjet. Një zgjidhje me dy shtete mbetet e vetmja rrugë e mundshme drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, ku populli izraelit dhe ai palestinez të mund të jetojnë krah për krah, në paqe e siguri, të lirë nga dhuna dhe terrorizmi”, pwrfundon reagimin e saj Presidentja e Komisionit Evropian. 

 


Lajmi kryesor:

Plani me 20 pika për paqe në Gaza, në Izrael nisin kundërshtitë, Evropa e mirëpret! Pritet përgjigja e Hamasit


A.I/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?