Politikë

Vonesa, COVID dhe pa buxhet, KPK: Të gjitha arsyet pse nuk realizuam vettingun në 5 vite

19 Nëntor 2021, 15:54| Përditesimi: 19 Nëntor 2021, 16:13

  • Share

 

Një prej anëtareve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Genta Tafa (Bungo), e pranishme në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit tregoi se pse sipas saj nuk është realizuar puna në afatin 5-vjeçar që i ishte dhënë nga Kushtetuta.

"Jemi mandatuar më 17 qershor 2017, dhe që nga ai moment jeta jonë ka ndryshuar totalisht. Jemi vënë në syrin e politikës, të publikut dhe subjekteve. Pse ne nuk i mbyllëm dot brenda 5 viteve? Ne u thirrëm në mbledhjen e parë për tu konstituuar më 3 korrik 2017, ne e kemi marrë strukturën në shtator 2017, e kemi marrë rrogën e parë në dhjetor 2017, e kemi përfunduar rekrutimin e stafit në janar 2018, dhe kemi filluar punën zyrtarisht sipas ligjit në janar 2018. Çdo vit unë kam ardhur para Kuvendit dhe kam kërkuar gjithnjë para dhe numër këshilltarësh dhe vetëm këtë vit për herë të parë e kemi numrin e plotë që të bëjmë punën tonë. 4 muaj gjithsej në nuk kemi bërë asnjë seancë për shkak të COVID. Kemi pasur subjekte të sëmura nga COVID një ditë para seancës dhe jemi dashur të respektojmë të drejtat e tyre. Unë nuk e kuptoj se pse na është dhënë vetëm 5 vite për 805 subjekte. Janë 805 subjekte që kanë familjarë. Në total në rastin ideal shkojnë 6400 persona të lidhur, dhe ne shikojmë jetën e 6400 personave. A mundeshim ne të kontrollonim 6400 persona? Këtë nuk di të them", tha ajo.


Lajmi kryesor:

Zgjatja e afateve të vettingut, drejtori i Zgjerimit në KE flet në Këshillin e Legjislacionit: ONM mbështet procesin, jemi pro konsultimit me 'Venecia-n'


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?