TIRANË- Sezoni turistik ka nisur me vonesa dhe shtyrje fluturimesh nga dy kompanitë low cost, Wizz Air dhe Ryanair, ndërsa në harkun kohor të dy ditëve janë shtyrë rreth 41 fluturime. Eksperti i Aviacionit Civil, Altin Progonati, i ftuar në Report Tv ka shpjeguar arsyet e vonesave dhe anulimeve të fluturimeve. Në emisionin ‘Përballje’ me gazetaren Rovena Neziri, eksperti thotë se kjo situatë problematike vjen pasi kompanitë low cost me rritjen e numrit të pasagjerëve dhe numrin e madh të fluturimeve nuk po përballojnë dot më shtrirjen që kanë bërë nëpër qiejt e Europës.
“Situatë problematike, sidomos me rritjen e pasagjerëve dhe rritjen e numrit të fluturimeve kompanitë low cost nuk arrijnë të mbulojnë shpërndarjen që i kanë bërë nëpër qiejt e Europës personelit avionëve. Ka mungesë avionësh, personeli, administratës që duhet të merren me rregullimin e fluturimeve. Ëizz është kompani që është hapur shumë në Europë për fluturime low cost”, tha Progonati.
Ndërkohë, Progonati thotë se shkak për vonesa dhe shtyrje janë edhe defektet që pëson avioni.
“Në Tiranë ka vendosur një stacion, ka 5 ose 6 avionë. Në rast se një nga avionët person defekt i kalojnë avionëve tjetër, por kjo afekton edhe Schedule-in e fluturimeve pasi do duhet të bëjnë më shumë fluturime, kërkon më shumë kohë për mirëmbajtje, më shumë para më shumë punonjës. Ky është një shkak, tjetri është se si aeroporti i përgjigjet shërbimeve të avionit. Dikur ka qenë 40 minuta turn around. Aeroporteve u është bërë presion nga kompanitë low cost që të ulin kohën e turn aorund, kjo nënkupton që avioni të fluturojë më shumë dhe të ketë më shumë probleme teknike. Plus nuk e di edhe stafi i kompanive sa i kualifikuar është që t’iu përgjigjet kësaj kërkese.
Por, kujt i takon përgjegjësia për vonesat, kompanisë së linjës ajrore apo aeroporteve? Eksperti shpjegon për Report Tv se të dyja kanë përgjegjësinë e tyre, pasi edhe në aeroport mund të vonohet koha e shërbimit dhe kjo më pas sjell edhe vonesë në nisje. Por nga ana tjetër, sa i takon kompanive ajrore ai rendit edhe mungesën e stafit. Sidomos për kompaninë Wizz Air, Progonati thotë se Wizz Air e keqpaguan stafin dhe e keqpërdor, duke i përdorur ata në orë shumë të gjata fluturimi. Eksperti evidenton se ka edhe raste kur pilotët refuzojnë të fluturojnë më shumë se orari i lejuar ndonëse ua kërkon kompania, pasi kjo është shkelje e sigurisë së fluturimit.
“Të dyja palët kanë pjesën e tyre. Aeroportet kanë pjesën në tokë, avioni vjen dhe i shërbehet. Vonesat e gjata vijojnë për shkak të kompanisë, psh avionë që kanë defekte teknike. Avionët kalojnë në disa rrugë kalime, janë disa momente kur avionët edhe ndërthuren. Nëse vonohesh në një aeroport, kjo do sjellë edhe vonesën për kalimin në atë pikë.
E dyta, sidomos me Wizz Air është mungesa e stafit, duhet të marrin më shumë staf. E keqpaguajnë stafin, i stërmundojnë, i bëjnë të paguajnë më shumë orë punimi dhe kjo bën që pilotët ndonjëherë të refuzojnë që të punojnë se kanë mbushur orët e fluturimit dhe s’duan të humbasin licencën pasi kompania do që të fluturojnë më tepër. Është thyerje e sigurisë së fluturimit. Stafi i Wizz Air është më pak i paguari, kjo sjell që mos të punësojnë staf profesional. Psh kjo sjell pilotë të rinj, që kanë pak orë fluturime, nuk dinë të përballojnë orët”, tha eksperti në Report Tv.
Si duhet të reagojnë autoritetet për raste të tilla? Eksperti Progonati shprehet se Autoriteti i Aviacionit Civil duhet që kërkojë llogari te kompanitë ajrore se përse nuk respektojnë fluturimet. Ai thekson se Aviacioni Civil duhet që të ushtrojë presion dhe të monitorojë se si është zbatuar leja e dhënë dhe duhet të marrë masa në rast shkelje.
“Duhet të dimë që autoriteti i Aviacionit Civil duhet të bëjë më kujdes, pasi kur jep lejet e fluturimit, duhet të kërkojë llogari pse nuk respektohen, pse kemi këtë papërgjegjshmëri, ata e kanë në dorë që të ushtrojë presion. Dita është e ndarë me fluturime, kompania kur bën kërkesën në fillim të sezonit merr përsipër që do e zbatojë, aviacioni ka për qëllim ta detyrojë, sa % e ka zbatuar.”, tha ai.
Në rastet e vonesave të fluturimet mbi 3 orë, qytetarët kanë të drejtë të marrin kompensim. Çdo faqe për linjat ajrore ka detyrim që të ketë në faqen online të dhënat dhe mënyrën se si duhet të ndjekë procedurën për kompensimit, po ashtu këtë udhëzim mund ta gjeni të afishuar edhe në aeroport. Po ashtu edhe në Aviacionin Civil mund të gjendet të drejtat e pasagjerit.
Eksperti i turizmit, Ferjolt Ozuni thotë se qytetarët duhet të ndjekin deri në fund kompensimin e tyre deri në fund, pasi vetëm kështu linjat ajrore mund të vendosen para përgjegjësisë.
“Wizz Air dhe Ryanair janë lider, kanë rreth 60 destinacione bëjnë nga linjat më të kërkuara. Duan apo jo njerëzit s’mund ta bojkotojnë. Udhëtarët duhet të kuptojnë se duhet të kërkojnë me ngulm të drejtat e tyre në aspektin financiar. Vetëm ashtu mund të vënë para përgjegjësisë linjat ajrore”, tha ai.
Ky sezon sipas ekspertit të Aviacionit Civil do shoqërohet me probleme të mëdha, pasi shtimi i fluksit nxjerr edhe problematika: “Nuk e di sa janë gati kompanitë dhe aeroporti për fluksin.”
Eksperti i turizmit, Ferjolt Ozuni në një lidhje live për Report Tv foli mbi anulimin e fluturimeve nga Wizz Air. Ozunit i është anuluar fluturimi i djeshëm nga Bergamo për në Tiranë i kompanisë Wizz Air. Për emisionin Përballje me gazetaren Rovena Neziri, eksperti i turizmit tha se rreth 220 pasagjerë mbetën në aeroport duke u krijuar kaos.
Ozuni tha se ka prerë një tjetër biletë nga Bresecia për të ardhur në Tiranë dhe gjatë kohës që po fliste në Report Tv ishte ende rrugës për në aeroport. Gjithçka me shpenzimet individuale, bileta e re dhe udhëtimi nga Bergamo në aeroportin e Bresecia. Ndërkohë, ai thotë se në aeroport kishte shumë persona që do prisnin derisa kompania e Wizz Air t’u mundësonte një linjë tjetër për t’u kthyer në Tiranë dhe sipas Ozunit kjo mund të ndodhë jo më larg se dita e dielë.
“Rreth orës 11:23 duhej të kthehesha për Tiranë, u shty fluturimi dy herë por u anulua përfundimisht, duke lënë në Bergamo rreth 220 persona që do udhëtonim drejt Shqipërisë, shumë fëmijë e familje me fëmijë të vegjël. Kjo solli një kaos total në Bergamo. Po kthehem nga Bresecia, mënyrë e gjetur individualisht për të ardhur nga Verona në Tiranë. Na duhej të merrnin tren autobusë. Fluturimi ishte i programuar me Wizz Air, tani kemi marrë një biletë me shpresën që do udhëtojmë me Air Albania nga Verona drejt Tiranës.
Këto janë shpenzime individuale. Mendoni nëse një personi që i ndodh kjo gjë, të mos ketë mundësi për të paguar për hotel, biletën e avionit, mund të qëndrojë në aeroport me ditë të tëra. Kam parë dje persona që thonin do rimë në aeroport derisa Wizz Air t’i gjejë aeroport për të udhëtuar drejt Shqipërisë. Kjo mund të ndodhë jo më shpejt se dita e dielë. Ai që kishte për të udhëtuar dje do duhet të kthehet pas 4 ditësh”, tha Ozuni për Report Tv.
Po ai aeroporti i famshem i Kuksit si po shkon me fluturimet? Po vijne ata cunat e Londres, shoket e Edit? Turist i madh edhe andej.
PërgjigjuAtje i paguajne punetoret me pluhur te bardhe or teeeejjjjj