Politikë

Vota e Diasporës/ Ambasadori spanjoll nga Elbasani: Emigrantëve duhet t’u jepet mundësia që të votojnë, e rëndësishme (VIDEO)

27 Janar, 14:58| Përditesimi: 27 Janar, 16:08

  • Share

ELBASAN- Zgjedhjet parlamentare të 11 Majit po afrojnë, teksa për herë të parë do votojë edhe Diaspora.

Shumë besojnë se vota e diasporës do të jetë ndikuese. Me vëmendje zhvillimet e diasporës po ndiqen edhe nga të akredituarit në Tiranë. 

Ambasadori spanjoll Alvaro Renedo Zalba, nga Elbasani pohoi sot (27 Janar) se e sheh me rëndësi votën e Diasporës, pasi është e drejtë e çdo shtetasi shqiptarë të votojë, pavarësisht se ku ndodhet.

“Unë e shoh shumë të rëndësishme votën e diasporës në zgjedhjet parlamentare. Qytetarët që jetojnë jashtë vendit, jashtë Shqipërisë, duhet t’u jepet mundësia të votojnë, siç janë edhe shqiptarët në Spanjë apo në vendet e tjera”, u shpreh diplomati.

Ky koment për votën e diasporës, u bë gjatë një takimi që ambasadori pati në Universitetin e Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”, ku u diskutua për programin e ‘Erasmus +’.

Dy kampet e mëdha politike, PD dhe PS e kanë përqendruar vëmendjen te takimet jashtë Shqipërisë, duke i bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë jashtë t’i besojnë platformës së tyre.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?