Politikë

Vota e diasporës/ Bylykbashi: Mbi 34 mijë personave u është refuzuar kërkesa, KQZ t’i ndihmojë për t’u regjistruar

17 Shkurt, 13:30| Përditesimi: 17 Shkurt, 14:05

  • Share

Nënkryetari i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi gjatë fjalës së tij sot në Kuvend tha se 34 295 emigrantëve, u është refuzuar kërkesa për t’u regjistruar për të votuar në zgjedhje.

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, nga foltorja e Kuvendit, teksa foli për votën e emigrantëve tha se KQZ duhet që të ndihmojë emigrantët që u është refuzuar kërkesa për tu regjistruar që të votojnë në zgjedhje.  

“Janë 34 295, gati 19%, pra gati 1/5 e zgjedhësve që kanë bërë kërkesë, por u është refuzuar e drejta për t’u regjistruar për probleme ndoshta dokumentare, pra një në pesë u është refuzuar. E kanë shprehur dëshirën, vullnetin ta kenë dhe kontaktin me Shqipërinë, por në këtë moment nuk e kanë. KQZ duhet patjetër dhe kjo duhet të jetë kërkesë e qartë e këtij Kuvendi, të merret në mënyrë të fokusuar për kohën që ka mbetur duke i kontaktuar një për një, për t’i ndihmuar që të bëjë të mundur regjistrimin e  tyre.

Madje data 4 mars që nuk është fundi i afatit ligjor, nuk duhet ta pengojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, por deri në përmbushjen e 60-ditëshit përpara ditës së zgjedhjeve, që është diku nga data 11 mars të merret me secilin prej këtyre. Këta e kanë bërë kërkesën, për këta nuk është më çështje afati data 4 mars, duhet të ndihmohen, patjetër shumica dërrmuese prej tyre e kanë dokumentacionin. KQZ nuk duhet të fshihet pas procedurave të ftohta, por duhet t’i kontaktojë. Një në 5 është i refuzuar. Nëse KQZ do të ndjekë këtë linjë pasive, këto 34 mijë persona nuk do të votojnë dot”, tha ai. 


Lajmi kryesor:

Kuvend/ PS e PD dakordësi, miratohen me 108 vota pro ndryshimet në Kodin Zgjedhor, futen në fuqi menjëherë! 1.5 mln euro fond partive për 11 majin (FOTOT)


S.B/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?