Politikë

Diaspora/ Edhe sot nuk mbërriti asnjë votë në Shqipëri! Vijojnë problemet në Greqi, sot afati i fundit për të dorëzuar zarfin për ata që jetojnë në ishujt grekë

6 Maj, 12:04| Përditesimi: 6 Maj, 16:10

  • Share

Për të dytën ditë radhazi, në KQZ nuk erdhi asnjë votë nga diaspora. Komisioneri Ilirjan Celibashi e shpjegon këtë më pushimet e fundjavës.

“Të shtunë e të diel postat kryesisht nuk punojnë ndaj e hëna dhe e marta nuk kanë. U grumbulluan vetëm 4 vota”.

Në total, 22 mijë votues nga e gjithë diaspora nuk kanë marrë zarfet me fletët e votimit, 11 mijë prej të cilëve për shkak se nuk kanë shënuar adresat e sakta. 80 mijë votues e kanë marrë zarfin, por s’i kanë kthyer.

Ndërkohë në Greqi, vijon që situata të jetë shqetësuese, me 45 mijë fletë votimi që pritet të kthehen, pa ditur nuk janë marrë nga votuesit apo jo.

Për shqiptarët që jetojnë në ishujt e Greqisë, mundësia e fundit për ta marrë dhe dorëzuar zarfin, është sot, ndërsa për të tjerët deri të premten. Celibashi nuk pranon që vota e diasporës të ketë aq probleme sa po artikulohen nga partitë apo media.

“Nuk mund të vihet në dyshim integriteti i votimit nga jashtë. Një proces që nuk është realizuar në mënyrë perfekte e jo për faj të KQZ, si për herë të parë, por është realizuar shumë mirë. Por në mënyrë absolute ky proces nuk mund të vihet në diskutim. Po lexoja edhe për Gjermaninë, megjithë respektin e standardit gjerman, atje diskutohej humbja e 40 mijë votave", tha Ilirjan Celibashi.

Thirrje të vazhdueshme ndaj emigrantëve që jetojnë në Greqi ka bërë edhe kryeministri Edi Rama, teksa është shprehur se nuk duhet që ta humbasin këtë moment historik, atë të votimit për herë të parë nga jashtë. Edhe mëngjesin e sotëm, në “Sy m’sy”, Rama apeloi emigrantët që të mos e humbin mundësinë për të votuar. 

Zarfe të mbërritura në KQZ, sipas shteteve
Itali 63,220 ose 25.7%
Greqi 23,640 ose 9.6%
Gjermani 18,193 ose 7.4%
SHBA  14,427 ose 5.9%
Mbretëria e Bashkuar 10,146 ose 4.1%
Franca 3,358 ose 1.4%
Zarfe të mbërritura në KQZ, sipas qarqeve
Tiranë 34,155 ose 13.9%
Fier 18,403 ose 7.5%
Durrës 16,955 ose 6.9%
Elbasan 13,751 ose 5.6%
Shkodër 10,873 ose 4.4%
Vlorë 10,259 ose 4.2%
Korçë 10,151 ose 4.1%
Lezhë 8,832 ose 3.6%
Berat 8,723 ose 3.5%
Dibër 6,266 ose 2.5%
Gjirokastër 3,958 ose 1.6%
 

Xh.D/A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata drejt fundit, a ju kanë bindur partitë që të votoni më 11 maj?