Foto ilustruese

Politikë

Vota e Diasporës/ Mbi 150 mijë emigrantë të regjistruar, 187 mijë kërkesa! Tirana kryeson shpërndarjen sipas qarqeve, ndiqet nga Fieri dhe Durrësi (TABELA)

18 Shkurt, 16:45| Përditesimi: 18 Shkurt, 16:49

  • Share

Tiranë- Teksa afati po shkon drejt fundit (data 4 Mars), vijon me ritme të larta procesi i aplikimit nga Diaspora në KQZ, për zgjedhjet e 11 Majit.

Shkon në mbi 150 mijë numri i regjistrimeve të deritanishme të emigrantëve, një shifër rekord.

Madje ka edhe një ndarje për kategori dhe qarqe.

Gazetarja e Report TV, Esiona Konomi, informon se në total numërohen mbi 187 mijë zgjedhës që kanë aplikuar apo kanë bërë kërkesën, prej të cilëve mbi 150 mijë janë aprovuar.

Rreth 37 mijë zgjedhësve u është refuzuar ky regjistrim.

Bie në sy se Tirana ka numrin më të madh të të regjistruarve me rreth 31 mijë emigrantë, e ndjekur nga Fieri më mbi 19 mijë, Durrësi dhe Elbasani me mbi 15 mijë, Korça 14 mijë, Vlora 12 mijë, Berati mbi 10 mijë, Shkodra rreth 10 mijë, Lezha me 8 mijë, Gjirokastra dhe Dibra me rreth 6 mijë dhe në fund Kukësi me rreth 2500 të regjistruar.

Shifrat zyrtare deri tani nga KQZ:
-187,404 Zgjedhës (unikë) që kanë bërë kërkesë për regjistrim
-150,232 Zgjedhës (unikë) të cilëve u është miratuar kërkesa
-36,731 Zgjedhës (unikë) të cilëve u është refuzuar kërkesa
Shpërndarja e emigrantëve të regjistruar sipas qarqeve:
-Tiranë, 30,832, ose 20.5%
-Fier 19,216, ose 12.8%
-Durrës 15,382, ose 10.2%
-Elbasan 15,126, ose 10.1%
-Korçë 14,342, ose 9.5%
-Vlorë 12,326, ose 8.2%
-Berat 10,651, ose 7.1%
-Shkodër 9,902, ose 6.6%
-Lezhë 8,090, ose 5.4%
-Gjirokastër 5,953, ose 4.0%
-Dibër 5,924, ose 3.9%
-Kukës 2,488, ose 1.7%

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?