Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka nga kuvendi teksa ka folur për votën e emigratëve u shpreh se PS do që të votojnë vetëm ata që janë në lista dhe jo edhe emigranët që skanë një dokument shqiptar identifikimi.
‘Ju keni tartakutin, ju doni që të votojnë vetëm ata që keni në listat tuaja dhe nuk doni që të votojë e gjithë diaspora. Unë jam këtu për hallin e shqiptarëve. Me Kushtetutë çdo shqiptar duhet që të votojë. Çdo shtetas duhet që të votojë sa kohë e ka emrin në gjendjen civile dhe shteti duhet që ti krijoi kushtet për të votuar. Por ju doni që të votojnë vetëm ata që keni në listat tuaja dhe nuk doni që të votojë e gjithë diaspora. Ju i mohoni të drejtën e votës, keni frikë. Ju brenda s’ju duan dhe jashtë ju refuzojnë’, tha ai.
Me tone të ashpra i është përgjigjur ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili e quajti Nokën një fosile.
‘Që të jesh shtetas shqiptar ke të drejta dhe detyrime, për të ushtruar të drejtën e votës kodi ka duhet përcaktuar pasaport biometrike ose kartë ID të vlefshme. Ju thoni që ti jepet e drejta e votës edhe nëse kanë një dokument të vendit ku jetojnë. Po mirë me dokument shqiptar mund të votojnë një shtetas shqiptar në botë, jo, sepse nuk ja lejon. Po kemi rënë dakord kush ka një dokument identifikimi shqiptar që i ka skaduar përgjigjia jonë ka qenë po që mund të votojë. Ju e bllokoni sepse ju se keni dashur kurrë votën e diasporës. Lëre more dorën ti, je një fosile politike’, tha ai.
Fjalës së Manjës, Noka iu përgjigj nga vendi, por mikrofoni i tij ishte i fikur.
Mikrofoni iu fik dhe Manjës.
Lajmi kryesor:
Kuvend, debat për votën e diasporës/ Berisha: E solla në 2013 por Rama më kërcënoi keq! Replikon PS: Jemi dakordësuar për ndryshimet në kod, doni t'a vrisni këtë proces
S.B/S.G/ReportTv.al