Nga një takim me përfaqësues të shoqatave shqiptare në SHBA, kryeministri Edi Rama foli edhe për votën e diasporës që pritet të implementohet për herë të parë në zgjedhjet parlamentare 2025. Rama tha se vota e diasporës u realizua pas shumë vitesh përpjekje, ndërsa u ndal edhe në detaje duke shpjeguar se si do të funksionojë.
“Një fakt që tashmë është i vulosur në ligjin e Kuvendit të Shqipërisë, në fund pas shumë vitesh përpjekje nga ana jonë, por në rastin e ligj zgjedhjeve duhet një shumicë më e madhe sesa shumica që ne kemi pasur në dispozicion dhe falë edhe një presioni pozitiv më të organizuar dhe më të ndjeshëm në Tiranë të vetë përfaqësuesve të Diasporës, ne tani e kemi këtë ligj dhe patjetër që të gjithë shqiptarët që janë jashtë dhe që kanë dëshirë të marrin pjesë në procesin zgjedhor kanë të drejtën dhe kanë mundësi të votojnë përmes një sistemi të thjeshtë besoj, që s'është si këtu në Amerikë, ku për të votuar duhet të regjistrohesh dhe pastaj, në momentin që regjistrohesh, në rastin e këtij sistemi që ne kemi, të vjen zarfi, ti aty brenda ke fletën e votimit, shënon në kutinë që dëshiron, shprehjen e vullnetin tënd, mbyll zarfin dhe e poston mbrapsht.
Në sistemin tonë vota shkon aty ku ke vendbanimin e regjistruar në Shqipërisë, pra aty ku figuron në listën e zgjedhësve. Në rast se do të shkoje fizikisht dhe numërohet si pjesë e votave të atij qarku ku bën pjesë bashkia, nga ku buron emri yt si rezident në Shqipëri, pra në atë adresë ku je i regjistruar në Shqipëri dhe ku ke vendbanimin”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
‘Shteti Bektashi’, Rama nga SHBA: Do e votojmë konform Kushtetutës! Janë si komunitet jetim, thesar që s’do e lëmë të tretet
SI.E./ReportTv.al