Votimet në Pogradec, Spaho i bindur: S'ka pasur probleme! Nga kjo garë do të dalin kanididatët më të mirë

7 Tetor 2020, 16:09| Përditesimi: 7 Tetor 2020, 16:48

  • Share

Ish-deputeti Edmond Spaho, teksa ka folur nga Pogradeci ku po ndjek nga afër procesin për zgjedhjet e kandidatëve ka shprehur bindjen që nga ky proces do të dalin kandidatët më të mirë që sipas tij do të përfaqësojnë dhe justifikojnë besimin e qytetarëve.

"Sot po votohet ne Pogradec ne degen e PD për përzgjedhjen e kandidaturave qe do na përfaqësojnë për funksione të rëndësishme politike ku përfshihen kandidatët për deputet për zgjedhjet e përgjithshme.

Kandidatët do të konkurojnë për pushtetin vendor si edhe funksione të rëndësishme në administratën publike. Është hera e parë që kryhet një proces i tillë, të evidentojmë kandidatura sa më të mira përfaqësuese të qytetarëve dhe kemi bindjen që nga ky proces do të jenë kandidatët më të mirë që do të përfaqësojnë dhe do të justifikojnë besimin e qytetarëve", tha Spaho.

Procesi i nisur që në mëngjes do të përfundojë në orën 18:00 dhe Spaho deklaron se eshtë zhvilluar normalisht pa probleme.

"Në Pogradec ka filluar votimi në oren 10:00 dhe do të perfundojë në oren 18:00. Janë 10 kandidatë nga të cilët anëtarësia me parimin 1 anëtar 1 votë do të ketë mundësinë të përjashtojë nga liata deri në 2 kandidatë. Procesi eshtë zhvilluar normalisht nuk ka pasur probleme, keshtu besoj do të shkojë deri në përfundim dhe më pas do të vijojë procesi i numërimt të votave për të parë rezultatin përfundimtar.

Votimi kryhet në bazë të listave të hartuara nga dega e Partisë Demokratike Pogradec në bashkëpunim me organizimin kundrejt dokumentit të anëtarësisë. Në këtë pikëpamje të gjithë ata që kanë emrin në listë votojnë. Kush nuk ka dokument anëtarësie nuk mund të votojë", shtoi ai.


Lajmi kryesor:

Mbyllen votimet në qarkun e Korçës! Protestat krah banorëve të Astirit nuk ndihmojnë Klevis Balliun, demokratët e përjashtojnë nga lista për deputet! Largohet edhe Eduart Kapri, konfirmohet Salianji


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?