PS ka fituar bashkinë e parë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Në bashkinë Vorë votimi dhe numërimi ishte elektronik, ku rezultati përfundimtar u dha shumë shpejt.
Rezultatet në Vorë nxorën fitues Blerim Sherajn të Partisë Socialiste me 8431 vota, i cili kishte një diferencë të madhe me kandidatët e tjerë. Gjithashtu ajo që vihet re është se dhe koalicioni Berisha-Meta marrin 4-fishin e votave krahasuar me Bashën.
Shqiptarja.com sjell në kohë reale jo vetëm rezultatin por edhe krahasimin me zgjedhjet e 25 prillit, ku në 2022 PS ka marrë 69.38 % të votave duke pësuar një rritje me 15.83 % me një vite më parë në zgjedhjet e 25 prillit që mori 53.85 % të votave. Ndërkohë që PD ka pësuar ulje prej 29.96 %. Ndërsa koalicioni Berisha-Meta ka pësuar rritje me 18.23 % krahasuar me një vit me parë, edhe pse duhet theksuar se në zgjedhjet e 25 prillit LSI doli e vetme.
Pjesëmarrja në bashkinë Vorë ishte 11 096 votues, ku Blerim Sheraj i PS mori 8431, Lulzim Vrana i koalicionit Berisha-Meta mori 2956 vota dhe Ymer Marku i PD mori vetëm 764 vota. 290 votues kanë votuar për opsionin që nuk zgjedh asnjë kandidat. Procesi i numërimit ende nuk ka nisur për bashkitë e tjera.
Procesi i votimit në Vorë u zhvillua me problematika ku në 22 qendra votimi nisi pa kryetar komisionesh nga PD. Ata u përjashtuan për shkak se nuk ishin nga Vora. Kryekomisionerit Ilirjan Celibashi theksoi në një deklaratë se në gjysmat e QV-ve në Vorë nuk janë anëtarët e plotë të komisionerëve, por shtoi se është kuorumi minimal i tyre dhe prandaj po zhvillohen normalisht votimet. Nga ana tjetër PD bëri kallëzim penal për 5 anëtarët në KZAZ e Vorës për shpërdorim detyre, duke i akuzuar se kanë minuar procesin zgjedhor në këtë bashki.
Pasqyrimi i votave për Bashkinë Vorë
Lajmi kryesor:
PS fiton në 5 Bashki (Durrës, Vorë, Rrogozhinë, Lushnje, Dibër)! Berisha merr Shkodrën, Basha humbje historike, del forcë e tretë! Socialistët rritje krahasuar me 2021
//ReportTv.al