Seanca parlamentare ka përfunduar pak më parë me votimin e projekteve dhe kandidaturave.
Rezoluta për KLSH kaloi me 73 pro, nga po ky numër i pranishëm deputëtësh në sallë. Po kështu edhe Shërbimi Veterinar, me të njëjtin numër votash.
Seanca vijoi më pas teksa Spiropali kërkoi votimin e kryetares së KLGJ-së. Violanda Theodhori zëvendëson në institucionin e drejtësisë Llagamin dhe teksa kaloi automatikisht, pasi ishte rendi i tretë i votimit sipas ligjit.
Theodhori vjen nga Shoqëria Civile dhe me 69 vota pro zgjidhet automatikisht. Po kështu Alfred Ballën te KLP, pasi humbi mandatin për shkak të vendimit të KPA, e zëvendëson Erjon Fejzulla, po me 68 vota pro dhe kalon automatikisht. Votimi vijoi me zgjedhjen e kreut të AMF, Pajtim Melani, por që mori vetëm 12 pro dhe 58 kundërr, teksa u rrëzua.
Lajmi kryesor:
Kuvendi me gardh metalik, PD përplaset me Gardën! Noka me benzinë i vë flakën banderolës! Tensione edhe në sallë, Vokshi pengon raportimin e KLSH (VIDEO)
A.Q//ReportTv.al