Politikë

Diaspora/ Mbyllet numërimi për partitë në 7 qarqe, vijon në 6 të tjera për votën preferenciale për kandidatët! Vlora përfundon për subjektet, PS feston mandatin e 9-të (VIDEO)

18 Maj, 11:31| Përditesimi: 18 Maj, 14:25

  • Share

 

Procesi i numërimit të zarfave me votat e diasporës së Greqisë te Parku Olimpik i Tiranës po vijon dhe po shkon drejt fundit.

Gara është zhvendosur kryesisht te votat preferenciale për kandidatët në qarqe. Beteja zhvillohet kryesisht mes kandidatëve brenda vetë dy partive të mëdha, PS dhe PD, në qarqe.

Ka përfunduar aktualisht numërimi i fletëve për subjektet zgjedhore në 7 qarqe dhe po vijon në 5 të tjera, ku nuk priten ndryshime mandatesh sipas informacioneve.

Teksa vijon numërimi për kandidatët në 6 qarqe për listën e hapur.

VOTIMI NGA JASHTË:

-Ka përfunduar numërimi dhe vlerësimi i fletëve të votimit nga jashtë (Greqi) për subjektet zgjedhore në qarqet:

1. Kukës

2. Durrës

3. Tiranë

4. Shkodër

5. Dibër

6. Lezhë

7. Vlorë

-Vijon procesi i numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit nga jashtë (Greqi) për subjektet zgjedhore në qarqet:

1. Korçë

2. Gjirokastër

3. Elbasan

4. Berat

-Ka filluar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”) në qarqet:

1. Durrës

2. Tiranë

3. Shkodër

4. Fier

5. Lezhë

6. Dibër

-Në qarkun Kukës ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”).


Lajmi kryesor:

Diaspora/ Numërimi i votave të Greqisë drejt fundit, PS mbi 71 mijë vota para PD te emigrantët dhe 323 mijë në rang vendi! Garë e fortë Xhaçka-Gjylameti në Tiranë!


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?