Mbledhja e Këshillit Drejtues të RTSH

Sociale

Votimi për Drejtorin e RTSH i pavlefshëm dhe i paligjshëm, ja dy shkeljet e Këshillit Drejtues

27 Janar, 18:55| Përditesimi: 27 Janar, 19:04

  • Share

Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar vijoi sot procesin e zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së. Por në mbledhjen e sotme anëtarët e Këshillit, në kundërshtim me ligjin për mediet audiovizive dhe të statutit të Radio Televizionit Shqiptar kryen një votim pa diskutuar kriteret qe plotëson ose jo secili kandidat!

Sipas juristëve kjo e minon procesin, pasi votohet kandidati me njohuri te kufizuara, pa vërtetuar CV e tij. Nga ana tjetër votimi konsiderohet i paligjshëm e për rrjedhojë i pavlefshëm sepse është lejuar të votojë një anëtar që gjendet jashtë shtetit, konkretisht në Vietnam, në një kohë që votimi ishte i fshehtë. Votimi online i këtij anëtari të Këshillit natyrisht zbuloi dhe sesi votoi ai prej Vietnamit.

Mjafton kjo paligjshmëri që i gjithë procesi të shpallet i pavlefshëm. RTSH thotë se Këshilli Drejtues mori vendimin që në fazën e dëgjesës të thirren kandidatët Jetmir Shpuza dhe Aurora Polo, kjo e fundit drejtoreshë në detyrë që prej dorëheqjes së Alfred Pezës. 

Votimi në mbledhjen e Këshillit Drejtues të RTSH
Klinton Rama, 4 vota pro, 5 vota kundër;
Jetmir Shpuza, 7 vota pro, 2 vota kundër;
Ermal Hoxha, 3 vota pro, 6 vota kundër;
Eni Vasili, 4 vota pro, 5 vota kundër;
Aurora Polo, 7 vota pro, 2 vota kundër
Një votë e pavlefshme

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?