Deputeti demokrat Halit Valteri ngriti shqetësimin se në Kuvend një deputete, referuar Fatjona Dhimitrit, po voton edhe për disa kolegë të tjerë.
"Ju tërheq vëmendjen pasi një deputete këtu ka votuar 5 fletë votimi, ka ardhur këtu, ose ka filluar sekretare e seancës gjyqësore, ka shkuar fiks në vendin e vet, ose ka ardhur të verifikojë votat nga jashtë, për ata që janë sjellë këtu në këtë kuvend se si të votojnë, ju lutem merrni masa, vota është individuale, deputetët mund të vijnë vetë ta hedhin në kutinë e votimit".
Kryetari i Kuvendit e pranoi si të drejtë konstatimin. "Vërejta është e drejtë, e konstatova edhe unë. Deputetja ka shpjeguar se ka votuar vetëm një herë por ka përcjellë fletët e votimit të deputetëve të tjerë në kutinë e votimit. Ngelet për të verifikuar nga komisioni përkatës" tha Ruçi.
5 minuta më pas, përballë kësaj situate, kryetari i Kuvendit vendosi që në fund seancës të bëhet votim nominal për cdo fletë, pra do i lexojë një nga një të gjitha votat. "Para se të marrë fjalën z. Stojku, njoftoj të gjithë seancën, deputetët, që të mos largohen.
Në fund të debatit, duke marrë parasysh që këtu u anatemua dhe u denoncua rasti i një deputeteje, në emër të transparencës dhe për rëndësinë e ndryshimeve që diskutojmë, të cilat janë ndryshime kushtetuese, Sekretariati i Votimit do të bëjë votim nominal për çdo fletë votimi këtu në sallë, duke cituar emrin dhe mënyrën si ka votuar" tha ai.
Alket Hyseni i tërhoqi vëmendjen deputetes Dhimitri. "I tërheq vëmendjen se mori disa fletë të kolegeve dhe bëri postieren duke i çuar, është edhe vepër penale, prandaj mos e zgjatim".
Lajmi kryesor: