TIRANË- Me LSI, aleatët e Bashës dhe Berishës që nuk votuan kundër, qeveria e re Rama 3 dhe programi i tij politik ka marrë votëbesimin në parlament, në një seancë maratonë që ka zgjatur për më shumë se 20 orë. I vetmi deputet që abstenoi ishte Agron Çela i LSI-së, e ndërsa pjesa tjetër nuk ishin të pranishëm në sallë. Në total, 52 deputetë të opozitës kanë votuar kundër e ndërsa 77 të tjerë të PS dhe PSD dhanë votën e tyre pro.
Në fjalën e tij, Rama ia bëri të qartë opozitës se e kanë të shtrirë dorën e bashkëpunimit, megjithatë ia bëri të qartë që për reforma të rëndësishme, si ajo territoriale apo zgjedhore nuk do kenë disponimin e opozitës, por atëherë ata do të zbresin në terren me popullin, teksa u ka dhënë edhe një këshillë, që të mos i lënë diskutimet për minutë të fundit.
“Ato që janë të parealizueshme me opozitën, do i ndjekim me popullin, që të zbresim në popull për reformën territoriale apo zgjedhore, por nëse duan që të kemi diskutim dhe nëse duan që ta synojnë realizimin e këtyre synimeve duhet të flasim, dhe jo të bëjmë gabimin që i kanë lënë gjërat në fund”, tha Rama, teksa siguroi se programi politik i prezantuar do të zbatohet 100%, sigurisht nëse nuk do të dalin të papritura siç ndodhi me tërmetin dhe pandemisë së COVID.
Seanca plenare maratonë e nisur ditën e djeshme në orën 10:00 ka përfunduar mëngjesin e sotëm në orën 06.37. Pas prezantimit të programit qeverisës nga Kryeministri Rama, ministrat e tij i janë përgjigjur pyetjeve të deputetëve për projektet e bëra publike, ndërsa seanca vijoi me debatet mbi programin. Në fokus të programit ishte rritja e pagave e të pensioneve, investimet në infrastrukturë, por dhe fuqizimi i rolit të gruas, në seancën që u ndoq dhe nga bashkëshortja e kryeministrit Linda Rama.
Kjo seancë maratonë është ndërprerë 2 herë pas kërkesës së opozitës, kjo sepse kryedemokrati Lulzim Basha refuzoi që të fliste pa qenë kryeministri në Kuvend, që pas insistimit të tyre duke bllokuar edhe foltoren me deputetin Enkelejd Alibeaj, Rama erdhi pas 2 orësh. Me ardhjen e kryeministrit në seancë opozita ka nisur debatet me Lulzim Bashën, i cili hodhi sërish akuza të përsëritura ndaj qeverisë, duke e quajtur Ramën "ekzekutor të zgjedhjeve" dhe "vrasës i demokracisë". Sa i përket programit qeverisës kryedemokrati deklaroi se nuk mund të quhet i tillë, pasi sipas tij, i vetmi program që ka PS është vijimi i plaçkitjes. Mirëpo kjo akuzë mori një përgjigje nga kryeministri, i cili nuk nguroi që ta ngacmonte sa i përkret zhvillimeve që janë regjistruar së fundmi në PD-në. Kjo edhe për faktin se gjatë kohës që Lulzim Basha fliste në Kuvend, nga ana tjetër ish-kryeministri Sali Berisha, i shpallur ‘Non Grata’, po zhvillonte takimin e tij të parë më anëtarët e demokratëve në hotel ‘Rogner’ për të kundërshtuar përjashtimin e tij nga grupi parlamentar dhe largimin e Bashës nga drejtimi i partisë.
“Sinqerisht si mund të vihet të flitet në emër të opozitës në këtë moment që ju e quajtët shumë të rëndësishëm me një fjalim që 3 çereku është copy paste nga fjalimet e fushatës pastaj disa pjesë nëpër të që janë përsëritje që mund të jetë shkak i stresit. Ke boll kumrie kështu që këtu ndalem”, i tha Rama më herët.
Tashmë me votëbesimin nga Kuvendi, kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat do të betohen nesër para Presidentit, të cilin e shkarkuan vetëm pak muaj më parë. Partia Socialiste nën drejtimin e Edi Ramës është futur në historinë e Shqipërisë, duke marrë një mandat të tretë radhazi, e duke u bërë kështu partia e parë që ka arritur ta sigurojë këtë rezultat në historikun e zgjedhjeve në vend. Socialistët kanë arritur që të marrin 74 mandate, të mjaftueshme për të qeverisur e vetme, pa pasur nevojën e një koalicioni, e ndërsa PD 59 mandate, kurse LSI vetëm 4 të tilla.
Emrat e ministrave të qeverisë 'Rama 3'
- Kryeministër – Edi Rama
- Zëvendëskryeministër (do mbikëqyrë edhe rindërtimin) - Arben Ahmetaj
- Ministre për Europën dhe Punëte Jashtme - Olta Xhacka
- Ministër i Mbrojtjes - Niko Peleshi
- Ministër i Drejtësisë - Ulsi Manja
- Ministër i Punëve tëBrendshme - Bledi Çuçi
- Ministre e Financave dhe Ekonomisë - Delina Ibrahimi
- Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë- Belinda Balluku
- Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale - Ogerta Manastirliu
- Ministre e Arsimit dhe Sportit - Evis Kushi
- Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural- Frida Krifca
- Ministre e Kulturës Elva Margariti
- Ministre e Mjedisit dhe Turizmit, - Mirela Kumbaro
4 ministra shteti
- Elisa Spiropali për Marrëdhëniet me Parlamentin
- Edona Bilalli ministre shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
- Bora Muzhaqi ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët
- Milva Ekonomi, ministre Shteti për Standardet e Shërbimeve
(Si kane votuar deputetet 16 shtator 2021 )
Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka dhënë votë kundër programit qeverisë dhe emrave të kabinetit të ri qeveritar. 3 prej deputetëve të LSI nuk kanë votuar, e ndërsa i vetmi deputet i tyre në sallë, Agron Çela ka abstenuar. Nuk kanë votuar as aleatët e Lulzim Bashës, Vangjel Dule, Shpëtim Idrizi dhe Fatmir Mediu.
Nuk kanë votuar
Nusret Avdulla
Sali Berisha
Vangjel Dule (Aleat i Bashës)
Shpëtim Idrizi (Aleat i Bashës)
Seladin Jakupllari
Monika Kryemadhi
Fatmir Mediu (Aleat i Bashës)
Flamur Noka
Petrit Vasili
Erisa Xhixho
Abstenim
Agron Çela
Gazetari i Report Tv, Ermal Qori raporton se kryeministri Edi Rama dhe ministrat betohen nesër në orën 10:00 te Presidenti Meta.
Kryeministri Edi Rama i ka shtrirë edhe një herë dorën opozitës, e megjithatë, për reforma të rëndësishme është shprehur se nëse ata nuk do të pranojnë që të ulen në tryezë, mazhoranca do të ulet me popullin.
“280 mijë nxënës që marrin libra falas, ndërkohë që kur e nisëm ne nuk kishte asgjë. Në kohën e tyre ishin 600 mijë njerëz që ishin jashtë çdo skeme trajtimi shëndetësor dhe jashtë çdo skeme rimbursimi shëndetësor se ishin të pasiguruar dhe këto sot janë të përfshirë sa i përket programit, që opozita i bën pikëpyetje të gjitha. Ne kemi pasur parasysh që nuk jemi një parti që vjen nga opozita dhe për herë të parë do ulim të qeverisim, por jemi dhe nuk mund të shkonim para zgjedhësve përveç se me një program që është një kohësisht plan pune, nuk ka asnjë premtim në fushatë që nuk është në program.
Nuk mund të përmbushësh 100% programin qeverisës nëse ti po punon me X prioritet të vjen virusi, duhet të ndryshosh prioritete dhe të spostosh të ardhurat për një prioritet që ti as nuk e kishe imagjinuar. DI të them këtë që programi ynë që votohet sot bashkë me kabinetin është një program që synon të jetë 100% i realizuar të paktën në ato pjesë që kanë të bëjnë me projektet e mëdha me eliminimin përfundimtar të pandemisë dhe pasojat e tërmetit. Ato që janë të parealizueshme me opozitën, do i ndjekim me popullin, që të zbresim në popull për reformën territoriale apo zgjedhore, por nëse duan që të kemi diskutim dhe nëse duan që ta synojnë realizimin e këtyre synimeve duhet të flasim, dhe jo të bëjmë gabimin që i kanë lënë gjërat në fund, ndërkohë që ne i thonim hajde flasim për reformën zgjedhore, pastaj kur ikën shpikën një karrige ekstra se nuk ishin në parlament.
Iua dhamë këtë karrige ekstra dhe atë nuk e përdorën, pastaj na kërkuan një tjetër strukturë dhe koha ikën, sidoqoftë është zgjedhja e tyre, ne nuk kemi tabu, jemi të gatshëm të diskutojmë për të gjitha, por kemi prioritetet tona, por ne kemi një qëndrim krejt të kundërt, ne kërkojmë më pak bashki. Sot kemi entitet shumë të vogla me burime njerëzore të kufizuara për të mbajtur barrën, ndërkohë që pasja e një numri më të madh bashkish dhe njësi administrative më të madhe, hajde ulemi dhe të ballafaqojmë argumentet, mbase ne i bindim, mbase na bindin ata.
Duan ndryshim të sistemit kushtetues, hajde ta diskutojmë, kjo kërkon dialog, gjithsesi disponimi ynë është i plotë dhe qoftë kryetari i grupit apo sekretari i përgjithshëm nga ana tjetër janë në çdo moment të gatshëm që sido që ta zgjedhë PD-ja nëse do e zgjedhë një proces dialogu, menjëherë të vihen në komunikim, nëse duan ta bëjnë në rrugën X apo Y, por koha është e ngushtë, vitet ikin dhe për të gjithë ata që kanë qenë që në mandatimin e qeverisë së parë, duket sikur ajo ka qenë para 8 muajsh, na duhet të fokusohemi në punën tonë dhe realizimin e programit”, tha Rama.
Do mbehete reforma zgjedhore teritoriale lokale atmistratore dhe njesia dhe guvenator
Përgjigju