Kosova & Rajoni

Voton presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani: Sa më e lartë pjesëmarrja, aq më e fortë demokracia jonë

12 Tetor, 10:31| Përditesimi: 12 Tetor, 10:38

  • Share

 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka votuar në Fakultetin Teknik në Prishtinë për zgjedhjet lokale që po zhvillohen në vend.

Osmani i bën thirrje të gjithë qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje, si një pasqyrim i demokracisë së një shteti.

“Sa më e madhe pjesëmarrja dhe sa më i rregullt procesi, aq më e fortë është demokracia jonë. Pres që ky të jetë një proces me rezultate në të mirë të qytetarëve tanë”, tha Osmani.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet lokale në Kosovë, qytetarët votojnë për të zgjedhur kryetarët e rinj të 38 komunave! KQZ: Deri në orën 15:00, pjesëmarrja 25.21%


K.B/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?