Vranë 46-vjeçarin në banesën e tij në Vlorë për prishje të pazareve të drogës, burg për vrasësin dhe bashkëpunëtorin e tij

28 Shkurt 2022, 14:39| Përditesimi: 28 Shkurt 2022, 15:45

  • Share

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg Shazi Ahmetajn dhe Mateo Kiptiun për vrasjen e Altin Alikaj në banesën e tij në Vlorë. Shazi Ahmetaj, 23 vjeç banues në Kolonjë, akuzohet si vrasësi i 46-vjeçarit, ndërsa Mateo Kiptiu akuzohet se e ndihmoi autorin për t’u fshehur, duke i siguruar një mjet të marrë me qira për lëvizjen e tij.

Gjatë seancës të dy të arrestuarit nuk kanë deklaruar asgjë veç identitetit të tyre, kur janë pyetur nga trupi gjykuese. Ndërsa gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor, Ahmetaj ka mohuar krimin. Ahmetaj akuzohet për veprën penale “ Vrasja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municioneve", ndërsa Kiptiu për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit"

Trupi i pajetë i Altin Alikajt u gjet i pajetë në banesën e tij në Vlorë, ndërsa ishte shpallur në kërkim 8 ditë para se të gjendej i vdekur! Report Tv ka zbardhur pistat e hetimit ku po hetohet vrasja e Altin Alikajt në Vlorë, ku një prej tyre është ajo e lëndëve narkotike pasi viktima njihej si përdorues i drogës dhe autori është më precedent në fushën e narkotikëve. Nuk përjashtohet as fakti se viktima mund t’i ketë pasur borxh autorit, çka ka çuar në përplasje mes tyre. Në trupin e 46-vjeçarit është gjetur një plumb në shpatull, nga krahu i zemrës si dhe një frakturë në kokë, ku dyshohet se është goditur me sende të forta.

Nga ana tjetër, familjarët e tij dyshonin se vrasja ishte e mirëorganizuar. Sipas tyre, autori apo autorët kanë helmuar qentë e komshinjve, në mënyrë që të mos lehnin për të sinjalizuar futjen e tyre në banesë dhe po ashtu kanë ulur automatin në shtëpinë e viktimës. Po ashtu ata kanë deklaruar se në banesë kanë gjetur edhe një sëpatë me gjak, me të cilën dyshohet se është goditur viktima.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?