Damian Gjiknuri, kandidat i PS në Qarkun e Vlorës

Politikë

Himarë/ Gjiknuri: PS e vetmja alternativë! Rruga e re do ti japë zhvillim zonës

22 Prill, 15:14| Përditesimi: 22 Prill, 16:00

  • Share

Ndalesa e radhës e Damian Gjiknurit, në kuadër të turit të tij elektoral, ishte fshati Vranisht. Në takimin me banorët, Gjiknuri pohoi: 

"Po bëhet realitet investimi për rrugën, që ishte kërkesë e vazhdueshme e juaja. Vranishti po e ndien vërtet dorën e investimeve. Vlerat e zonës dalin më në pah përmes këtyre investimeve. Programi i Partisë Socialiste adreson një çështje shumë të rëndësishme për ju, siç është çështja e pensioneve. Skema është shumë e qëndrueshme.Tanimë Shqipëria i ka mundësitë të rrisë pensionet, por sidomos pensionet minimale. Në vitin 2026, pensioni minimal do të jetë 20.000 lekë dhe pensioni mesatar 40.000 lekë. S'ka asnjë alternativë me opozitën e cila bën premtime populiste. Me Partinë Socialiste njerëzit mund të presin më shumë. Kjo zonë ka filluar të ndryshojë shumë. Dikur kjo zonë nuk kishte asnjë rrugë. Falë investimeve të qeverisë Rama, u bë rruga e Lumit të Vlorës, u mundësuan investime në ujësjellës dhe të tjera në infrastrukturë, duke bërë që fshati Vranisht të jetë duke u zhvilluar".

Gjiknuri theksoi disa prej arsyeve që banorët e Vranishtit duhet të votojnë Partinë Socialiste. 

"PS na ka bërë krenarë, do të mundësojë hyrjen në BE, për më shumë shërbime në fshat. Kryesorja është të votohet Nr.5 Partia Socialiste. Po kandidoj në listë të hapur për të marrë mbështetje dhe votë masive. Mos besoni kur thonë që Damiani është i dalë. Mua më bëni fitues ju, me votën dhe mbështetjen tuaj, përmes votimit të drejtpërdrejt për emrin tim. Fuqinë dhe zërin për të mbrojtur interesat e zonës suaj ma jepni vetëm ju", pohoi Gjiknuri.

H.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?