Report Tv ka siguruar foto e dy prej makinave me qira që kanë përdorur vrasësit e dyshuar të 23-vjeçarit Renis Dobra në Mat. Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema bëjnë me dije se tre vëllezërit Bushgjokaj kanë marrë disa makina me qira në Rinas dhe Yzberisht disa ditë para kryerjes se krimit. Ata i kanë ndërruar makinat disa herë për të humbur gjurmët pasi fillimisht, për 3 ditë me radhë, kanë bërë vëzhgimin e lëvizjeve të Renis Dobrës në Burrel, deri mbrëmjen e 8 korrikut kur e morën peng dhe pasi e mbytën me litar e hodhën në Liqenin e Shkopetit.
Lajmi kryesor:
Tre vëllezër nga Tropoja organizuan rrëmbimin dhe vrasjen e Dobrës në Mat, shkak konfliktet për drogën në Gjermani! 2 në pranga, 2 në kërkim (EMRAT+FOTO)
SI.E./ReportTv.al