Kronikë

Vrasja e Klevis Lleshit, GJKKO lë në burg ekzekutorin, mohon akuzën! Arrest shtëpie për Samet Lokun, pastronte paratë e krimit të porositësit

27 Shtator, 11:01| Përditesimi: 27 Shtator, 12:36

  • Share

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 31-vjeçarin Sabah Nuzi, i akuzuar si vrasësi i 22-vjeçarit Klevis Lleshi, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2020.

Referuar hetimeve të SPAK, Sabah Nuzi u pagua 50 mijë euro nga porositësi Aurel Hoxha alias Aurelinjo Kalaveri. Ky i fundit dyshohet se urdhëroi vrasjen e 22-vjeçarit pjesë e sagës së hakmarrjes ndaj familjes Lleshi për vrasjes e të vëllait Agim Hoxha në Angli në vitin 2012 nga Arben Lleshi, kushëriri i Klevis Lleshit.

Burime për gazetaren e Report TV, Keti Banushi, bëjnë me dije se Sabah Nuzi nuk e ka pranuar akuzën në gjykatë. Ndërkohë GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe për Samet Lokun, i arrestuar po ditën e djeshme. Loku nuk akuzohet si i përfshirë në vrasjen e Klevis Lleshit, por si pjesë e grupit të strukturuar kriminal të drejtuar nga Aurel Hoxha, me aktivitet në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe të pastrimit të parave.

Ky grup i strukturuar kriminal pastronte paratë që vinin nga trafiku i drogës nga vendet e Amerikës së Jugut në BE dhe Shqipëri. Këto para thotë SPAK, investoheshin në vendin tonë dhe jashtë saj. Sipas Prokurorisë së Posaçme, pikërisht me fuqinë e këtyre parave të ardhura nga bota e drogës, Aurel Hoxha ka paguar për vrasjen e të afërmit të hasmit të tij. SPAK thotë se ky grup kriminal i pastrimit të parave të drogës, ka në përbërje edhe persona të tjerë për të cilët po punohet të identifikohen.

Aurel Hoxha rezulton të jetë pronar i lokal “Monopol” dhe i agjencisë turistike “Elite Event”, të dyja me vendndodhje në zonën e “Myslym Shyrit”, ndërsa është shpallur në kërkim. Gjithashtu pas Sabah Nuzit dhe Samet Logës, dje u arrestua dhe Sajmir Kolaveri, i cili u kap në Itali.

Ky i fundit akuzohet nga SPAK si ndihmës dhe ndërmjetës mes porositësit Aurel Hoxha dhe vrasësit me pagesë Sabah Nuzit, ndërsa pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë. Vrasja e Klevis Lleshit u zbardh ditën e djeshme nga SPAK pas zbërthimit të bisedave të shkëmbyera në programin SKy Ecc.

Akuzat që rëndojnë ndaj tyre
Sabah Nuzi - Vrasje për gjakmarrje, Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit, Fshehja ose asgjesimi i kufomës, Grupi i strukturuar kriminal, Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale.
Samet Loka - Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, Grupi i strukturuar kriminal, Grupi i strukturuar kriminal, Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale

Fisi Lleshi dhe Hoxha janë përfshirë në një sagë hakmarrjesh, të nisur në vitin 2012, kur Arben Lleshi vrau Agim Hoxhën, vëllain e Aurel Hoxhës, dhe më pas ia dogji trupin në makinë. Një vit më pas, më 30 tetor 2013, u vra Xhavit Lleshi, babai i Klevis Lleshit. Tre vite më vonë, më 15 maj 2016 u vra vëllai i tij, Hajredin Lleshi.

Më pas, në vitin 2020 fisi Hoxha dyshohet se porositi vrasjen e Klevis Lleshit. Pas vrasjes, trupin e tij e zhdukën në fshatit Shpërdhet të Kurbinit, ndërsa eshtrat u gjetën pas rreth 2 vite e gjysmë nga banorë të zonës. Arben Lleshi po vuante dënimin me burg përjetë në burgun e Peqinit, kur në vitin 2023 u vra nga Sokol Mjacaj. Ai u qëlloi me armë brenda në qeli, dhe dyshohet se vrasja ka qenë vazhdë e kësaj hakmarrjeje.

K.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qytetari: 27/09/2025 11:18

    Mos faleshin ne xhami keto besimtaret islamik? Meqe ra fjala te xhamite, pse kane filluar e pellasin cdo ore keto jevgjitrit, ca halli kane?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?