Armand Duka

Vrasja e 14 vjeçarit në Tiranë/ Armand Duka: Një kampion i vogël tashmë do ta ndjekë nga lart pasionin e tij

19 Nëntor, 08:43| Përditesimi: 19 Nëntor, 10:12

  • Share

1732002348_armandduka.JPG

Foto: Armand Duka

Martin Cani ndërroi jetë të hënën e 18 tetorit pas një sherri masiv mes adoleshentëve pranë shkollës “Fan Noli’ në Tiranë.  Pas kësaj ngjarje që i tronditi të gjithë të shumta kanë qenë reagimet nga personazhe të njohur. Ditën e sotme me anë të një postimi në Facebook, Armand Duka, presidenti i federatës shqiptare të futbollit ka shprehur ngushëllime për familjen e 14 vjeçarit.

"Miqtë e mi! Nuk do doja e nuk do dëshiroja kurrë më që të ndaja me ju mesazhe të tilla! Aq më teper sot, për humbjen e tmerrshme të Martinit 14-vjeçar, i cili prej vitesh kishte zgjedhur si shumë shokë të tij të ndiqte pasionin për futbollin. Fatkeqësisht kjo ëndërr iu ndërpre padrejtesisht në mes. Sinqerisht dhe tejet i tronditur, nuk gjej fjalë në këto momente për të ngushëlluar familjen dhe prindërit e djaloshit të vogël, futbollistit të ekipit U-15 të Dinamo City, Martin Cani!

Në emrin tim personal, të familjes time, si dhe në emër të komunitetit tonë të madh të futbollit, thellësisht i trishtuar nga ç'ka ndodhi e ç'ka mësuam, do të doja t'i qëndronim sadopak afër dhimbjes së madhe të prindërve, duke u përcjellë ngushëllimet tona! Zoti i dhëntë sa më shumë forcë për ta përballuar këtë këputje shpirti! Një kampion i vogël tashmë do ta ndjekë nga lart pasionin e tij, ekipin e tij dhe shokët e tij! Ndërkohë ne si komunitet futbolli, si shoqëri, e si prindër na shtyn akoma më shumë obligimi dhe angazhimi maksimal për të qëndruar e punuar sa më shumë me fëmijët e dashur në pasionet dhe ëndrrat e tyre.  Pusho i qetë Martin! Shokët dhe futbolli nuk do të të harrojnë kurrë", shkruan Duka. 
 


Lajmi kryesor:

Arrestohet i mituri që vrau 14-vjeçarin me thikë! Sherri nisi brenda shkollës ‘Fan Noli’ në Tiranë, ndërhyri oficeri i sigurisë! Shokët në dhimbje, homazhe me qirinj (VIDEO)


Xh.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?