Vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh, Report Tv siguron dosjen! 4 adoleshentët të armatosur me thika e doreza hekuri do ‘sqaronin’ konfliktin e 3 muajve më parë

18 Maj 2023, 14:47| Përditesimi: 18 Maj 2023, 17:28

  • Share

Prokuroria e Elbasanit ka dorëzuar në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë arrest ne burg për katër të miturit e arrestuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tyre 15-vjeçar në Gramsh. Akuza e formuluar ndaj tyre është vrasje ne bashkepunim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta. Sipas materialeve të dorëzuara në gjykatë, rezulton se të rinjtë që u bënë pjesë e ngjarjes, ishin konfliktuar disa muaj më parë dhe më 16 maj kishin shkuar për të marrë hak duke u paisur me thika dhe doreza. Të rinjtë nga fshati Drizë, të cilët  akuzohen për vrasjen në bashkepunim të bashkemoshatarit të tyre Fatjon Bici, janë marrë në pyetje ku kanë dhënë detaje.

Krimi i rëndë ndodhi në lagjen Holtas, në  vendin e quajtur ish-Poligoni i Ndërtimit. Sipas policisë në vendin e ngjarjes janë gjendur dy thika, ku njëra është në ngjyrë metalizato dhe një pjesë ngjyrë gri si dy doreza përforcuese grushti, ngjyrë si të bronzit. Autori i dyshuar ka treguar në dëshmi se ka shkuar në shkollë si zakonisht me 3 shokët e tij. Ai ka thënë se që të katërt ata, rreth tre muaj më parë janë zënë tek fusha e lodrave, tek makinat elektrike në qytetin e Gramshit, me një grup djemsh. Aty janë sharë me njëri-tjetrin, por debatet kanë vijuar edhe herë të tjera kur janë shkëmbyer në qytet ku janë share me njëri tjetrin. Autori thotë se së bashku me tre shokët e tij kanë vendosur që të shkonin ta takonim personin me të cilin kishin konflikt dhe shokët e tij që ta sqaronin një herë e mirë mosmarrëveshjen.

Pas mësimit në shkollën 9-vjeçare në fshatin Drizë, tre shokët kanë shkuar me makinën e mësuesit në qytetin e Gramshit, duke I paguar atij për transportin edhe 1 mijë lekë të reja. Me të mbërritur në qytet grupi I tre të rinjve ka takuar më pas me E.K. Ata kanë shkuar tek shkolla "Asllan Shahini" dhe kanë parë djalin me të cilin kanë pasur konflikte bashkë me shokët. Ne dëshmine e tij autori I dyshuar I ngjarjes thote  “se personi me flokët kaçurrela, më ka goditur me grusht në fytyrë dhe në atë moment  nuk e kam  menduar gjatë, pasi më  janë errësuar sytë dhe me dorën e djathtë, kam nxjerrë nga xhepi thikën me buton me hapje ngjyrë gri, me të cilën ka goditur’. Edhe një tjetër prej djemve sqaron se “O.Ç po përpiqej të sqaronte muhabetin.

Pasi folën pak erdhi një djalë me flokët kaçurrela dhe ju drejtua Ergit duke i thënë "pse e nxore thikën apo për presion" dhe e shau E.K, ndërsa E.K ju kthye duke e goditur me thikë diku në pjesën e barkut, ndërsa atij i ka ardhur një djalë tjetër, i cili e ka gjuajtur me grusht në bark dhe ai i është kundërpërgjigjur po me grusht sepse dorezën e kisha në xhep. Në atë moment ka parë E.K., i cili po përpiqej të gjuante një djalë tjetër me thikë por ky i fundit është larguar duke vrapuar” thote njeri prej djemve. Sipas dëshmive, katër djemtë janë larguar me vrap në drejtim të Urës së Trashovicës.

Gjatë rrugës autori u ka treguar thikën e gjakosur djemve të rjerë, të cilën dëshmitari ddeklaron se nuk ja kishte vënë re, duke me thënë "më duket se i gjuajta atij çunit". Në momentin e arrestimit nga policia, E.K., e kishte hedhur dorezën e gjakosur në tokë. Në dosjen e prokurorisë, citohen edhe mesazhe të shkëmbyera mes djemve në konflikt në platformën sociale snapchat ku I dërgonin njëri tjetrit thika dhe përforcues grushti e duke thënë se këto mjete do ti përdornin ndaj njëri-tjetrit.

Ora 15:26
Vrasja e 15 vjeçarit, 3 adoleshentët paguan mësuesin e shkollës nga 100 lekë për t’i çuar në Gramsh! Aty i priste autori i krimit të rëndë

1684245463_gramsh.jpg

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja që tronditi Gramshin dy ditë më parë, 15 vjeçari Fatjon Bici mbeti i vrarë pas goditjeve me thikë nga E.K dhe tre shokëve të tij.

Ditën kur ndodhi ngjarja, mësohet se 3 adoleshentët Xh.Ç, K.M dhe O.Ç kanë paguar me nga 100 lekë të reja secili mësuesin e tyre, Erjol Bici që t’i çonte me makinën e tij në Gramsh ku po i priste shoku i tyre, E.K.

Ky i fundit mbante një thikë në dorë dhe pasi kanë dalë xhiro në qytet, teksa kalonin pranë një fushe basketbolli ku ishin mbledhur disa persona, kanë njohur të riun Q.S me të cilin O.Ç dhe E.K kishin pasur një konflikt 5 muaj më parë.

Prej aty ka nisur sherri me fjalë, ku O.Ç i shoqëruar me disa të tjerë, kanë rrethuar 4 adoleshentët dhe ka nisur sherri me grushte duke krijuar një rrëmujë të madhe.

Ora 15:15
Vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh, prokuroria kërkesë në Gjykatë për caktimin e masës arrest me burg për autorin dhe 3 të miturit

1684415818_elbasan167011.jpg

Prokuroria e Elbasanit ka depozituar në Gjykatë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë arrest me burg për katër të miturit të përfshirë në ngjarjen e Gramshit ku humbi jetën i miturit Fatjon Bici.

Akuza ndaj tyre është vrasje në bashkëpunim për mbajtje pa leje të armëve të ftohta.

Ora 14:55
Vrau 15-vjeçarin në Gramsh, autori i dyshuar: Më goditën me grusht dhe mu errën sytë e nxora thikën

1684303208_gramsh.jpg

Autori i dyshuar i vrasjes së adoleshentit Fatjon Bici në Gramsh në dëshminë e tij para hetuesve për ngjarjen ka dhënë detaje për ngjarjen.

“Personi me flokët kaçurrela, e ka goditur me grusht në fytyrë dhe në atë moment ai nuk e ka menduar gjatë, pasi i janë errësuar sytë dhe me dorën e djathtë, ka nxjerrë nga xhepi thikën me buton me hapje ngjyrë gri, me të cilën ka goditur personin me kaçurrela. Shton se nuk mban mend se ku e ka goditur. Pas këtij veprimi, një nga personat e grupit tjetër ka goditur S... me grusht në bark. Nuk mbaj mend nëse S ka goditur njeri apo jo por pashë vetëm që S u godit me grusht në bark. Pas kësaj grupi tjetër iku për nga shkolla kurse ne të katërt ikëm për nga gjykata dhe më pas na kapi policia tek lumi. Kur na kapi Policia, H e kishte hedhur dorezën në tokë para se të na kapte Policia, unë hodha thikën e gjakosur, Xh kishte hedhur dorezën që kishte dhe S kishte hedhur thikën e tij. Deklaron se nuk mban mend nëse kam goditur njeri tjetër pas personit me kaçurrela, pasi është errësuar nga sytë dhe nuk arrin të kujtojë asgjë”, ka thënë autori i dyshuar në dosje

Ora 14:53
Vrasja e 15 vjeçarit në Gramsh, shokët e autorit tregojnë si nisi sherri: Shkuam për sqarim, njëri tha ‘pse e nxore thikën, apo për presion?’ Kaçurrelsi na shau, e gjuajtëm me thikë

1684414446_doreza.jpg

Tre shokët e E.K., autorit të vrasjes së 15-vjeçarit Fatjon Bici në Gramsh kanë treguar se si nisi sherri. Sipas O.Ç., bashkë me tre shokët e klasës ishin zënë rreth 3 muaj më parë me një grup tek fusha e lodrave tek makinat elektrike në qytetin e Gramshit, ku nga grupi tjetër njihte njërin. Ai deklaron në polici se sa herë që shkëmbeheshin, nuk kursenin të sharat, ndaj vendosën që të shkonin të sqzroheshin.

“Me vete ka patur, pasi e kishte marrë që në mëngjes në shkollë, një dorezë hekuri ngjyrë gold, Xh.Ç kishte marrë me vete një dorezë hekur ngjyrë gold, ndërsa E.K kishte marrë me vete thikë që hapej me buton dhe një palë dorashka boksi ngjyrë të zëzë të cilat i kishte të vetat, ndërsa, S.M. kishte marrë me vete thikë që hapët me dore dhe një dorezë hekuri”, deklaron O.Ç.

Pas mësimit në shkollën 9-vjeçare në fshatin Drizë, tre shokë kanë shkuar me makinën e mësuesit në qytetin e Gramshit ku janë takuar më pas me E.K. Ata kanë shkuar tek shkolla "Asllan Shahini" dhe kur kanë arritur atje kanë parë djalin me të cilin kanë pasur konflikte bashkë me shokët e tij ku mund të ishin shumë persona.

“Sapo janë afruar, ka filluar të komunikojë me Q.H për të sqaruar debatin, ndërsa njëri nga Çunat e Q.H ka sharë E.K nga ropt e shpisë. Deklaron se këtë person nuk e njeh, por ishte me flokë kaçurrela. Ai ka goditur E.K., me grusht në fytyrë, pikërisht në këtë moment që ky person goditi Ergin me grusht në fytyrë ka parë që E.K., kishte në dorën e djathtë të tij thikën me buton me hapje ngjyrë gri, ku pasi ky person e goditi E.K me grusht në fytyrë dhe tentoi të largohej atëherë E.K menjëherë e goditi me thikën në kurriz. Pas këtij veprimi, një nga personat e grupit tjetër ka goditur S.M me grusht në bark. Nuk mban mend nëse S.M. ka goditur njeri apo jo, por ka parë vetëm që S.M u godit me grusht në bark”.

Xh.Ç, ka treguar se ka parë që tek një fushë basketbolli ishin mbledhur disa persona, nga të cilët ka arritur të njohë Q.H, për të cilin mendon se në moshë sa ai ose edhe më i vogël, me të cilin ai është konfliktuar rreth 5 muaj më parë, kur kanë ardhur lodrat (xhirot me makina, trampolina etj) në Gramsh.

“Rreth 5 muaj më parë, Q.H bashkë me shokët e tij, e ka sharë atë dhe O.Ç., ku këtë të fundit e ka sharë nga familja. Sqaron se ky konflikt ka ndodhur edhe njëhërë tjetër para më shumë se pesë muajsh. Sot kur ishin duke bërë xhiro, Q.H ishte bashkë me shokët e tij, që ishin shumë persona bashkë. Ata janë mbledhur para tyre dhe kanë folur duke i thënë që "Pse keni ardhur përsëri apo doni të ziheni me ne?". Pikërisht në këtë momente ata filluan që t'i godisnin me grushte, ku është bërë një rrëmujë”, tha Xh.Ç.

Të njëjtën deklaratë bën edhe S.M., i cili thotë se kur janë afruar te grupi i djemve, shoku i tyre E.K., ka veshur dorashkat, është çuar nga stoli, ka nxjerrë nga xhepi një thikë me ngjyrë të bardhë dhe blu e cila hapej me anë të një butoni dhe i është drejtuar grupit të djemve duke ju thënë "kush kishte sherr me O.Ç".

“O.Ç po përpiqej të sqaronte muhabetin me Qetsorin. Pasi folën pak erdhi një djalë me flokët kaçurrela dhe ju drejtua Ergit duke i thënë "pse e nxore thikën apo për presion" dhe e shau E.K, ndërsa E.K ju kthye duke e goditur me thikë diku në pjesën e barkut, ndërsa atij i ka ardhur një djalë tjetër, i cili e ka gjuajtur me grusht në bark dhe ai i është kundërpërgjigjur po me grusht sepse dorezën e kisha në xhep. Në atë moment ka parë E.K., i cili po përpiqej të gjuante një djalë tjetër me thikë por ky i fundit është larguar duke vrapuar”, tha S.M.

Më pas, deklaron se ka kapur E.K dhe i ka thënë "Hajde ç'farë bën ashtu" dhe janë larguar me vrap në drejtim të Urës së Trashovicës. Gjatë rrugës i ka treguar thikën e gjakosur, të cilën deklaron se nuk ja kishte vënë re, duke me thënë "më duket se i gjuajta atij çunit". Kur i ka kapur policia, E.K., e kishte hedhur dorezën e gjakosur në tokë.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ylli: 18/05/2023 21:51

    Keshtu eshte degraduar arsimi shqiptar veçanerisht ne kohen e Kushit

    Përgjigju
  • Erik: 18/05/2023 15:35

    Sqarim me thike ne xhep nuk ka, thjesht keni shkuar per sherr.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?