Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku

Vrasja e 19-vjeçarit Erjon Xhenje, Muhamet Rrumbullaku vizitë blic në Shkodër, takon drejtuesit e Policisë

20 Shtator 2022, 20:20| Përditesimi: 20 Shtator 2022, 21:12

  • Share

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku së bashku me drejtues të departamentit të Krimeve në Drejtorinë e Përgjithshme kanë zhvilluar një vizitë blic në Shkodër. Rrumbullaku është takuar me drejtues të lartë të policisë së Shkodrës, ku ka kërkuar zbardhjen e ngjarjeve që kanë tronditur Shkodrën. Qëllimi kryesor i këtij referendumi ka qenë zbardhja e vrasjes së 19-vjeçarit, Erjon Xhenje.

Drejtori Rrumbullaku ka kërkuar administrimin e të gjitha provave që disponon policia, ndërkohë që sektori i kriminalistikës pranë Drejtorisë së Përgjithshme është vënë në dispozicion të grupit hetimor për zbardhjen e kësaj ngjarje që ka tronditur Shkodrën. Burimet bëjnë me dije se takimi ka zgjatur rreth një orë në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Shkodër.

Si ndodhi vrasja e Erjon Xhenjës
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës, rreth orës 20:10, pranë kryqëzimit të Kirasit, në zonën e njohur si ‘Rruga e Gjerë’. Erjon Xhenja ishte duke pirë kafe, ndërsa u qëllua nga autorët që po lëviznin me motoçikletë qëlluan me breshëri plumbash duke e lënë të vdekur në vend. Atentati mendohet se është kryer nga dy persona që ishin të maskuar dhe lëviznin me motoçikletë. Njëri ka qëlluar nga distancë e afërt me 8 plumba pistolete. 5 plumba prekën trupin e të riut. Rreth 500 metra larg vendit të ngjarjes, në lagjen 'Guerile' është gjetur duke u djegur motoçikleta së bashku pistoletën që dyshohet se i përket autorëve. Hetuesit shpresojnë që autorët të kenë lënë gjurmë tek arma e përdorur në krim. Në lokalin ku ndodhi ngjarja janë sekuestruar 5 kamera sigurie.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sherifi: 21/09/2022 00:01

    Takoi sa te dush se nuk kan zgjidh noihere gjo takimet,policia duhet te spastrohet perndryshe asht ba si chikago e alkapones,kushekush me bashkepunu me krimin me ba nai lek,as nuk e ka mendjen policia me ba rend

    Përgjigju
  • Urha: 20/09/2022 21:34

    I mut ka ke ba Edhe ky is

    Përgjigju
  • Anonim: 20/09/2022 21:17

    SHKODRA DEMOKRATE TE MAR SALIUN SE AI E RREGULLON MIR, DUHET KOHA E XHAXHIT DENIMI ME VDEKJE DHE MBYLL PUN SE KETA LLOJ KAFSHESH QE DONIN DEMOKRACI TA MBAJN DEMOKRALESHIN E SALI KAFSHESH

    Përgjigju
  • Turi: 20/09/2022 21:12

    Shkodra nuk ka polici por ka disa të korruptuar që bashkëpunojnë me krimin se nuk është e mundur me kaq vrasje mos të kapet njeri ? Duhet një njeri që vërtet ka këllqe jo nga këta të korruptuarit dhe frikacakët , kështu që duhet të shkojë në krye të policisë atje ndonjë vërtet i zoti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?