Shkodra pa frikë mund të konsiderohet kryeqendra e vrasjeve pa autorë! Në 9 muajt e parë të 2022-shit janë ekzekutuar 6 persona. Të gjitha vrasje të pazbardhura nga Policia e Shkodrës, ndaj dhe saga e hakmarrjeve vazhdon ku së fundmi viktimë mbeti një 19 vjeçar.
Erjon Xhenje, vetëm 19-vjeçar u ekzekutua mbrëmjen e së dielës, në lagjen “Kiras” në brendësi të një lokali. Në lagjen “Zooteknike”, është gjetur i djegur motori që dyshohet se është përdorur nga autorët.
Më 2 shtator, u ekzekutua 57-vjeçari Ismet Çekorja, babai i Bajram Çekores, ky i fundit në kërkim për atentatin ndaj Alban Bruçit. 5 ditë para vrasjes, Ismet Cekorja dha një intervistë për mediat, ku mohoi faktin se djali i tij është i përfshirë në ngjarjen për të cilën akuzohet.
Më 15 qershor, mbeti i vrarë 76-vjeçari Lulash Qepuri, pronar i një lokali në Shkodër. I moshuari u qëllua me armë në lokalin e tij nga një person i maskuar. Sipas dëshmisë së djalit të viktimës, autori ka lëvizur në këmbë nga ura e Bardhajve në drejtim të lokalit ku ndodhej me babanë e tij, dhe pasi ka qëlluar, është larguar duke përfituar nga errësira në zonë, në drejtim të Hotit të ri dhe më pas Postribës duke humbur gjurmët.
Një tjetër vrasje, ishte ajo e Naim Bajrit, ndodhur më 3 qershor. Bajri po konsumonte kafen e mëngjesit në afërsi të punës së tij bashkë me punëtorin Astrit Zeneli. Autorët ishin brenda makinës tip ‘Benz’ teksa qëlluan në drejtim të viktimës me 9 plumba, 8 prej të cilëve kapën shënjestrën, ndërsa me një plumb u plagos punëtori.
Më 12 prill, 55-vjeçari Nazim Bandula u vra në lagjen “Partizani” të Shkodrës, pak metra larg banesës së tij. Bandulla ishte një person i njohur për drejtësinë, pasi më parë i ishte vendosur dhe tritol në banesë.
Më 13 shkurt, 47-vjeçari Prek Tonaj u qëllua për vdekje armë zjarri kallashnikov nga një person i maskuar në ambientet e një lokali. Tonaj ishte punonjës i Ujësjellës Kanalizimeve në Shkodër. Ishte arrestuar 11 vite më parë pas dyshimeve se planifikonte vrasje për të marrë gjakun e të vëllait.
Sekretari i Përgjithshëm i PLS-së, Tedi Blushi ka reaguar për vrasjen e Erjon Xhenjes në Shkodër si dhe për 6 vrasjet e tjera ende të pazgjidhura në qytetin e Shkodrës. Blushi u shpreh se Shkodra ndodhet nën pushtetin e krimit.
‘Shkodra nën terrorin dhe pushtetin e krimit dhe të bandave me mbështetje qeveritare!
Siguria e qytetarëve dhe e bizneseve në Shkodër është tronditur më rëndë se kurrë.
Kryeqendra e Veriut, ndodhet nën pushtetin e krimit për shkak të mbështetjes së hapur të Qeverisë për bandat më të rrezikshme lokale, të mbrojtura dhe të vëna në shërbim të saj.
Vetëm në 9 muajt të parë të vitit 2022 në Shkodër janë ekzekutuar 6 persona.
Të gjitha vrasje mafioze të pazbardhura nga Policia e Shtetit dhe ende pa autor.
Çdo qytetar në Shkodër i di shumë qartë motivet e krimeve, edhe Policia e Shtetit i di, por nuk bën asnjë përpjekje për të zbardhur vrasjet, arrestuar dhe nxjerrë para drejtësisë autorët, sepse direktiva që ka marrë nga Edi Rama dhe Bledi Çuçi është e qartë: “Hëngshin kokat e njëri-tjetrit. Pa krim nuk ka zhvillim”.
Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe lënien e Shkodrës nën sundimin e bandave të lidhura me pushtetin, i bëjmë thirrje Policisë së Shtetit, në zbatim të ligjit dhe të Kushtetutës, të nisë pa vonesë rivendosjen e rendit publik dhe sigurisë së jetës në këtë qytet simbol të qytetarisë, dijes, arsimit dhe kulturës.
Shqiptarët meritojnë një Qeveri dhe Polici të Shtetit që lufton me zero kompromis krimin e organizuar në çdo qelizë të saj.
Partia e Lirisë garanton çdo qytetar shqiptar se që në ditën e saj të parë në pushtet do të nisë me vendosmëri të hekurt betejën për të çmontuar dhe shtypur me të gjithë forcën e ligjit bandat kriminale të Edi Ramës në çdo qytet të Shqipërisë.’- shkroi Blushi.
Shumë keq të arrish deri aty sa të vrasësh fëmijë dhe pleq do të thotë që është degraduar , ska as burrëri dhe as besë e fe . Shkodranët e rregullt duhet ti ndjekin nga qyteti fare këta legena që bëjnë të tilla gjëra , mos ti pranojnë as familjet e tyre në asnjë vënd madje as fëmijët në shkollë mos tjua lejojnë se nuk e meritojnë ti bëjnë shëmbull pisat . Shteti ka 30 vjet që nuk ekziston sado që dalin këta kokëpalarët e opozitës që gjoja ata do bëjnë më mirë , të gjithë plera janë
PërgjigjuBravo talebaneve malok. burrni duke vra femije 19 vjec dhe plak 80 vjec.
Përgjigju