Vrasjet e bujshme në Shkodër, PL: Kryeqendra e veriut nën terrorin dhe pushtetin e krimit

20 Shtator 2022, 16:30| Përditesimi: 20 Shtator 2022, 16:38

  • Share

1663332795_WATERMARKREPORTtv.00355713.Still005.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i PLS-së, Tedi Blushi ka reaguar për vrasjen e Erjon Xhenjes në Shkodër si dhe për 6 vrasjet e tjera ende të pazgjidhura në qytetin e Shkodrës. Blushi u shpreh se Shkodra ndodhet nën pushtetin e krimit.  

‘Shkodra nën terrorin dhe pushtetin e krimit dhe të bandave me mbështetje qeveritare!

Siguria e qytetarëve dhe e bizneseve në Shkodër është tronditur më rëndë se kurrë.

Kryeqendra e Veriut, ndodhet nën pushtetin e krimit për shkak të mbështetjes së hapur të Qeverisë për bandat më të rrezikshme lokale, të mbrojtura dhe të vëna në shërbim të saj.

Vetëm në 9 muajt të parë të vitit 2022 në Shkodër janë ekzekutuar 6 persona.

Të gjitha vrasje mafioze të pazbardhura nga Policia e Shtetit dhe ende pa autor.

Çdo qytetar në Shkodër i di shumë qartë motivet e krimeve, edhe Policia e Shtetit i di, por nuk bën asnjë përpjekje për të zbardhur vrasjet, arrestuar dhe nxjerrë para drejtësisë autorët, sepse direktiva që ka marrë nga Edi Rama dhe Bledi Çuçi është e qartë: “Hëngshin kokat e njëri-tjetrit. Pa krim nuk ka zhvillim”.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe lënien e Shkodrës nën sundimin e bandave të lidhura me pushtetin, i bëjmë thirrje Policisë së Shtetit, në zbatim të ligjit dhe të Kushtetutës, të nisë pa vonesë rivendosjen e rendit publik dhe sigurisë së jetës në këtë qytet simbol të qytetarisë, dijes, arsimit dhe kulturës.

Shqiptarët meritojnë një Qeveri dhe Polici të Shtetit që lufton me zero kompromis krimin e organizuar në çdo qelizë të saj.

Partia e Lirisë garanton çdo qytetar shqiptar se që në ditën e saj të parë në pushtet do të nisë me vendosmëri të hekurt betejën për të çmontuar dhe shtypur me të gjithë forcën e ligjit bandat kriminale të Edi Ramës në çdo qytet të Shqipërisë.’- shkroi Blushi.


Lajmi kryesor:

Hakmarrje dhe përplasje mes bandave, 6 vrasjet e bujshme që tronditën Shkodrën në 9 muaj! Asnjë autor në pranga


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?