E tronditur nga vrasja makabre e shënuar gjatë mbrëmjes së djeshme në Fier, ka reaguar Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila ka kërkuar nga Inspektoratit i Lartë i Drejtësisë të kryejë hetim të thelluar për këtë rast.
Ajo e konsideron krimin në familje, i cili duhet të "luftohet" dhe kërkon përgjegjësi institucionale dhe dënime shembullore, në mënyrë që këto raste mos t përsëriten duke lënë pas trishtimin dhe vulën e turpit mbi një shoqëri të tërë.
Spiropali shkruan se vrasja e grave dhe vajzave në familje është krim i llahtarshëm brenda një kodi maskilist patriarkal të atyre që gruan e shohin si pronë me të cilën mund të bëjnë gjithçka; ta mbajnë, ta shesin, ta blejnë, ta dhunojnë, e madje edhe ta asgjesojnë.
Në fund të thirrjes së saj kundrejt Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, ajo i ka shprehur edhe ngushëllime familjes së vajzës së re që humbi jetën kaq tragjikisht.
Lajmi kryesor:
‘Edhe sa të tjera?’, Braçe i revoltuar reagon për vrasjen në Fier: Kafshë burrë, por jo vetëm ti e vrau edhe drejtësia!
J.GJ./ReportTv.al