Vrasja e 27-vjeçarit në Vlorë/ Benjamin Bezhanaj i dënuar më parë në Belgjikë! Policia rikthehet në vendngjarje, nuk kanë ende një pistë hetimi

2 Dhjetor 2020, 07:36| Përditesimi: 2 Dhjetor 2020, 14:52

  • Share

VLORË - Një ditë pas ekzekutimit të Benjamin Bezhanajt në fshatin Dukat të Vlorës, policia ka shkuar sërish në vendngjarje për të vijuar hetimin në skenën e krimit, kjo për shkak se gjatë mbrëmjes së djeshme, errësira e ka bërë thuajse të pamundur.

Autoritetet kanë zgjeruar perimetrin e sigurisë duke bllokuar dhe hyrjen në fshat nga rrugica ku u vra 27-vjeçari.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se i riu ka qenë në një burg në Belgjikë por nuk dihet ende se për çfarë ishte dënuar. Policia po heton nëse vrasja e tij ka lidhje me dënimin në shtetin belg.

Gjithashtu policia dyshon se i riu është ekzekutuar 1 orë e gjysmë pasi është njoftuar policia duke e reduktuar orarin e ekzekutimit në 19:30.

Në lidhje me këtë ngjarje kanë folur dhe banorë të zonës të cilët janë shprehur se familja e tij nuk njihej si problematike dhe shprehen të habitur me vrasjen e Bezhanajt.

Një prej banorëve thotë se i ka dëgjuar të shtënat e armëve por ka menduar se ishin fishekzjarre.

Vlora u trondit mbrëmjen e djeshme nga ekzekutimi i Bezhanajt në aksin aksin Orikum Llogara në Dukat -Fushë të Vlorës. 27-vjeçari, i cili sapo kishte lënë të fejuarën te prindërit u ekzekutuar me 10 plumba automatiku.

Bezhanaj ka vdekur në vend si pasojë e plagëve të marra. Pas atentatit, makina ka dalë nga rruga. 27-vjeçari së fundmi ishte kthyer në Shqipëri, pasi kishte kryer dënimin me burg në Belgjikë.

 

Momenti i zhvendosjes së makinës së Benjamin Bezhanaj nga vendi ku ndodhi atentati

Ora 11:13
Policia në 'udhëkryq', nuk ka ende një pistë hetimi për vrasjen e Benjamin Bezhanajt në Vlorë

Një ditë pas ekzekutimit të Benjamin Bezhanajt në Vlorë, policia akoma nuk ka një pistë zyrtare në lidhje me hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Burime nga Policia e Vlorës bëjnë me dije se akoma nuk ka persona të dyshuar që mund të kenë kryer ekzekutimin e 27-vjeçarit.

Të njëjtat burime saktësojnë se ai ka probleme të bartuara nga shteti italian, ndërsa po kryhen disa verifikime atje.

Pas hetimeve të para rezulton se Bezhanaj nuk ka patur asnjë aktivitet kriminal brenda territorit të vendit tonë.

Ora 10:06
1 ditë pas ekzekutimit të 27-vjeçarit në Vlorë flasin banorët: E njihnim për njeri të mirë, të shtënat menduam se ishin fishekzjarre (VIDEO)

Një ditë pas ekzekutimit të 27-vjeçarit Benjamin Bezhanajt në Dukat të Vlorës, kanë folur fqinjët e tij.

Ata thonë se familja e tij ishte e mirë dhe nuk e njihnin për person problematik. Një prej fqinjëve thotë se i ka dëgjuar të shtënat me armë por ka menduar se kanë qenë fishekzjarre.

"Djalin e kam njohur. Ka qenë shumë i mirë po aq e njihnim ne. Nuk dimë gjë nëse fëmijët e tij ishin në këtë udhë. Por djali duhet të ketë bërë diçka se nuk të vret njeri kot. I dëgjuam krismat por menduam se ishin fishekzjarre" - tha një banor.

"Ne e njihnim për djalë të mirë e të qetë dhe të shkolluar" - thotë një banore tjetër.

Ora 09:40
Ekzekutimi në Vlorë/ Bezhanaj i dënuar më parë në Belgjikë! Policia dyshon se vrasja ndodhi 1 orë e gjysmë para se të gjendej trupi

1606898708_5fc74639f0b7bbezhanaj.jpg

Detaje të reja vijnë nga vrasja e Benjamin Bezhanajt në Vlorë mbrëmjen e djeshme. Burime për Report Tv bëjnë me dije se 27-vjeçari ka qenë në një burg në Belgjikë.

Sipas policisë, dyshohet se autorët e kanë ekzekutuar Bezhanajn 1 orë e gjysmë përpara se të gjendej nga efektivët.

Mendohet se atentati është kryer rreth orës 19:30 minuta. Policia këtë mëngjes ndodhet sërish në vendngjarje duke rritur perimetrin e sigurisë me qëllim gjetjen e ndonjë gjurmë të mundshme që mund të vijë apo zbardh detaje rreth autorëve apo autorit.

Ora 09:11
Vrasja në Vlorë/ Errësira i pengoi, policia kthehet në vendngjarje për të vijuar hetimet (VIDEO)

Meqënëse ditën e djeshme errësira e ka bërë të thuajse të pamundur hetimin e policisë për vrasjen e Benjamin Bezhanajt në Vlorë, grupi hetimor do të rikthehet sërish në vendngjarje.

Mësohet se autoritetet kanë zgjeruar perimetrin e sigurisë në fshatin Dukat.

Nuk lejohet futja brenda fshatit nga rrugica ku ndodhi ngjarja.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ada: 03/12/2020 13:14

    ngushellime te afermeve te djalit. Me shume te ngjare do jete perfshire ne nje rrjet mashtruesish qe e kane perfshire me shpresen se do beje nje pune sa te marre dy lek per nevoje e pastaj mbyllej hesapi. Po djemt qe se kane krimin ne gjak edhe pendohen e tregojne te vertetat qe krimineleve su pelqejne,keshtuqe vrasin edhe thjesht nje nevojtar per nje cope buke,per nje pullaz te ri ose per te paguar nje dasem. Keta jane krahu i punes tyre maskarenjve qe u mer jeten pastaj.AMANET DJEMTE KUR FITOJNE NJE LEK NGA KRIMINELET SE E PAGUAJN ME KOKE.

    Përgjigju
  • Oriku: 02/12/2020 17:54

    Familje e nderuar ngushellime

    Përgjigju
  • Palasa: 02/12/2020 16:26

    Ngushellime familjes Bozhani!!!Nuk eshte gje bukur te humbas jeten nje djale i ri qe nuk ka filluar akoma jeten. Gjithsesi kushdo e di vete ku i pikon shtepia. O shqiptar mos u merni me emra dhe mos u beni kaq te zgjuar...

    Përgjigju
  • Krokodili: 02/12/2020 16:14

    Ehh mer saje mer saje ci bone labeve , elbasonllive ect ect i nderzyt me kanabis I molepse sic dini ju si sekt i ripjellur te beni ...

    Përgjigju
  • Loredana: 02/12/2020 12:20

    Jetojme ne nje bote te lire . Secili ben zgjedhjet e veta , por kane harruar te kuptojne qpoi u more me pislleqe perfundon keq e me keq. Prandaj kthejuni punes dhe nxiren lekun me djerse , nuk do te kapardsiseni me benz por do te jetoni jeten tuaj pa borxhe dhe detyrime naj askujt .

    Përgjigju
  • Loti: 02/12/2020 09:52

    Interesante, kush vjen nga Belgjika ne VL asgjesohet menjeher.

    Përgjigju
    • sheqi: 02/12/2020 13:11

      po po vrsini kalamajt ju se buzderi ju mori mbretin po rini qyqer rehat

    • lotiii: 02/12/2020 11:45

      radhen e ka buzderi

    • Per ty: 02/12/2020 11:21

      Pse keshtu? Cfare ka atje ne belgjike .

  • Lori: 02/12/2020 08:15

    E ka mbulu krimi dhe droga ket vend nga veriu ne jug.Dhe kemi nje kryeminister qe vetem mburret me pedonale ne facebook.

    Përgjigju
    • Armando arixhiu: 02/12/2020 13:30

      Potht cami

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?